• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj Inspektorëve në Bulqizë, policia zbulon detaje

Lajme, Të fundit



Një ditë më parë, Inspektorëve në Bulqizë iu bë sulm me armë zjarri. Sipas policisë, të shtënat me armë janë shënuar në thellësi të pyllit, në malin e Tërnovës.

Ka qenë kryeinspektori i Mjedisit që ka telefonuar menjëherë policinë, e cila pas hetimeve nuk ka konstatuar prova apo persona të dyshuar. Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona, për t’i pyetur mbi ngjarjen.

Rreth orës 19.50, datë 07.07.2019, shtetasi A.Xh. (Kryeinspektor i Mjedisit), ka telefonuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë, se në thellësi të pyllit në malin e Tërnovës, në një distancë të largët kishte dëgjuar të shtëna armë zjarri.

Menjëherë në vend shkuan forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Bulqizë. Policia nuk konstatoi prova apo persona të dyshuar, por ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrathanat e kallëzimit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *