• |
ide | kryesore

Atalanta ndryshon stadium: bergamaskët do të luajnë në San Siro

Sport



Pavarësisht mungesës së kualifikimit të Milan në Champions League, San Siro ndoshta do të mirëpresë ndeshjet e dy skuadrave italiane në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental. Sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport Atalanta kërkon të luajë ndeshjet në shtëpi në Meazza për shkak të punimeve që po kryhen në stadiumin e Bergamos.

Nga Atalanta ka nisur tashmë kërkesa zyrtare për Inter e Milan: Biscione, edhe falë lidhjes së fortë miqësore mes Steven Zhang e administratorit Luca Percassi, e ka dhënë aprovimin dhe e njëjta përgjigje duhet të vijë edhe nga Milan, ashtu si ka lënë të kuptohet Boban. Vetë Percassi është takuar me Kryetarin e Bashksië Sala (Bashkia është pronar i stadiumit) duke marrë rrugën e lirë për zbarkimin në stadiumin e Milanos në mbrëmjet europiane.

Atalanta ka provuar të përshpejtojë kohët e stadiumit të tyre në ndërtim për të luajtur sfidat e Kupës në impiantin e tyre, por pas vizitës së inspektorëve të Uefa kanë dalë problem të ndryshme. Kapaciteti është prej vetëm 16.000 vendesh dhe do të ishin të nevojshëm disa ndërhyrje delikate pa mundësinë për të shmangur asgjë. Përballë këtyre pengesave Atalanta ka vendosur të bëjë një hap prapa e dy përpara, duke kërkuar të luajë në Milano e duke shkaktuar ‘irritimin e tifozerisë kuqezi. Sipas asaj që bën të ditur Milan Neës, mbështetësit e Djallit (në vecanti Curva Sud e Milan Club) nuk duan që shoqëria të ndihmojë rivalët e garës së fundit për në Champions. Plaga është ende e hapur…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *