• |
ide | kryesore

Barella shkruan historinë e Inter, arrin Vieri dhe kalon Crespo

Sport



Nicolo Barella “i boshatis” arkën Inter. Mbërritja e mesfushorit të Cagliari është gjithmonë e më afër realizimit dhe 22 vjeçari është vetëm një hap larg për t’u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e Inter, duke barazuar në klasifikimin special Bobo Vieri.

Duhet të arrijë në 45 milionë euro: për tymin e bardhë duhet ende mirëkuptimi për hollësitë e transferimit. Marotta dhe Ausilio kanë propozuar një hua me një shifër midis 10-12 milionësh dhe një lirim të detyruar pas një viti që t’i garantojë Cagliari 40 milionë (pra 28 ose 30 milionë), përveç një bonusi prej 5 milionë euro.

Një shifër jashtëzakonshme, që në historinë e tij, Inter e ka paguar vetëm për Bobo Vieri, në verën e vitit 1999, kur Massimo Moratti derdhi plot 90 miliardë lireta të vjetra në arkat e Lazio. Ishte një tjetër merkato dhe krahasimi euro-lira është gjihtmonë i vështirë, por “barazimi” i Barella mbetet një rezultat shumë i rëndësishëm. Në top 10-en e blerjeve zikaltër ka shumë emra që kanë lënë gjurmë në historinë e klubit, por ka edhe dështime të bujshme. Në podium së bashku me Barella dhe Vieri, janë Joao Mario dhe Crespo. Portugezi, i paguar 40 milionë tri vjet më parë, pas një Europiani në nivel maksimal, ndodhet në tërheqje stërvitore në Lugano, por vështirë se mund të qëndrojë zikaltër; argjentinasi, i marrë nga Lazio për 36 milionë euro në verën e 2002, ka shënuar 45 gola në 116 ndeshje. Në vendin e katërt është Geoffrey Kondogbisa, që iu “vodh” Milan në verën e 2015: u ble për 31 milionë, por kurrë nuk bindi. Ashtu si Ricardo Quaresma: i kërkuar me çdo kusht nga Mourinho në 2009, u pagua për 24.6 milionë dhe tek Inter nuk ka lënë gjurmë (32 prezenca dhe një gol).

Në listën e lojtarëve më të shtrenjtë që kanë ardhur tek Inter janë edhe shumë emra të bujshëm: Francesco Toldo (27.5 mln), Diego Milio (25 mln), Zlatan Ibrahimoviç (24.8 mln). Po Ronaldo? Fenomeni iu bashkua zikaltërve në 1997 nga Barcelona, të cilës Moratti i pagoi klauzolën prej 48 miliardë liretash, të cilave iu shtua nga FIFA një kompensim prej 3 miliardë të tjera: në total 26.3 milionë euro, shifër që nëse merret në konsideratë inflacioni do të ishte me siguri më e lartë. Megjithatë, Ronaldo është vetëm blerja e shtatë më e shtrenjtë e Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *