• |
ide | kryesore

Bastisja e Tiranës nga Erion Veliaj nuk njeh asnjë kufi

Kryesore, Lajme

Ditët e fundit është bërë i njohur fakti që Destil Tirana – një hostel, bar, dhe hapësirë ​​bashkëpunimi pranë Rrugës së Elbasanit – po mbyllet. Vila elegante dykatëshe, e mirëmbajtur me kujdes, do të shembet. Për momentin nuk ka informacione publike të mëtejshme, por duket se ajo do të zëvendësohet nga një pallat 9 katësh. Akoma më keq, ky proces sapo ka filluar në këtë zonë të qytetit.

Figura 1: Destil Tirana, së shpejti do të shembet

Një tjetër pronë e ngjashme pranë Destilit, e njohur si Vila Gjuta, e pret një fat i ngjashëm. Në fakt, ka të ngjarë që të dyja të jenë pjesë e të njëjtit projekt. Pak hapa më tej, gjithashtu përgjatë Rrugës së Elbasanit, një vilë që dikur ishte rezidenca e motrave të Mbretit Zog, u shkatërrua vitin e kaluar. Ajo po zëvendësohet tashmë nga një ndërtesë 11-katëshe.

Figura 2: Ish-rezidenca e motrave të Mbretit Zog para dhe pas shembjes.

Në rrugicat e ngushta pranë të njëjtës zonë po ndodh një proces i ngjashëm. Vila të shumta janë duke u zëvendësuar nga ndërtesat 6-katëshe ose edhe më të larta. Shumica e këtyre vilave, të ndërtuara në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, janë provat e fundit të historisë urbanistike të Tiranës. Në Rrugën ‘Themistokli Gërmenji’, një rrugicë e ngushtë ngjitur me TVSH-në e që lidhet me Rrugën e Elbasanit, shumë vila të ngjashme janë shkatërruar gjatë viteve të fundit.  Këtë javë, një tjetër, e njohur si Vila Ambasador, ju bashkua këtij grupi.

Figura 3: Ish-Vila Ambasador, tashmë e shembur

Rruga ‘Asim Zeneli’, paralel me ‘Themistokli Germenjin’, po pëson një transformim të ngjashëm. Të paktën katër vila janë shkatërruar gjatë vitit të fundit, dhe ato që mbeten duket se do ju bashkohen shumë shpejt.

Figura 4: Ndërtime të reja në Rrugën Asim Zeneli

Ka shumë për të thënë për humbjen e historisë dhe pëlhurës së qytetit, por kjo, fatkeqësisht, është ndoshta çështja më pak problematike. Ajo që është më shqetësuese është mundësia e qytetit për të përballuar densitetin e rritur të godinave dhe të banimit duke pasur parasysh infrastrukturën tashmë të mbingarkuar.

A është ky “zhvillim” normal?

Me pak fjalë, jo! Kjo nuk është absolutisht mënyra se si zhvillohen qytetet evropiane!

Bashkia e Tiranës është duke mbrojtur publikisht këto zhvillime nëpërmjet dy argumenteve kryesore. Së pari, Bashkia pretendon se e drejta për të zhvilluar një pronë është universale dhe nuk mund të shkelet nga institucionet vendore. Së dyti, ajo pretendon në planin urban të Tiranës TR030 se një qytet më i dendur është “më i mirë”, më i menaxhueshëm dhe më i qëndrueshëm në një periudhë afatgjatë.

Të dy këto pretendime, në kontekstin e Tiranës, zor se mund të jenë më të gabuara.

Në lidhje me pretendimin e parë, është e vërtetë se e drejta e pronësisë është kushtetuese dhe themelore në një sistem të demokracisë dhe tregut të lirë. E drejta për të zhvilluar një pronë ama është e kushtëzuar nga një sërë parimesh dhe ligjesh që rregullojnë planifikimin e qytetit në botën e zhvilluar. Këto rregulla, si çdo tjetër, janë të ndërtuara për të balancuar interesat ligjore dhe ekonomike të pronarëve, por edhe të banorëve, bizneseve dhe vizitorëve në një zonë.

Si parim ligjor dhe ekonomik, zhvillimi i pronës duhet të arrijë dy qëllime. Së pari, e drejta për të zhvilluar duhet të jetë e barabartë midis pronarëve të tokës në një zonë. Së dyti, kjo e drejtë limitohet me qëllim limitimin e dëmeve që mund t’i imponohen pjesës tjetër të banorëve në atë zonë. Nëse dikush ndërton si e çfarë dëshiron, zonat shumë shpejt bëhen të pajetueshme. Këto të drejta ligjore dhe ekonomike janë arsyeja pse në shumicën e qyteteve në vendet e zhvilluara shfaqin simetri dhe ngjashmëri. Qytetet nuk janë të ndërtuara kështu thjesht për të qenë të bukura estetikisht. Më e rëndësishmja, qytetet janë të ndërtuara në këtë formë për të qenë ligjërisht të drejtë e të barabartë.

Figura 5: Planifikimi urban i Barcelonës me zhvillim simetrik dhe pika hyrje të shumëfishta për godinat.
Figura 6: Planifikimi urban i Berlinit. Përsëri mund të vështrohen godina simetrike dhe pika hyrje të shumëfishta. Po ashtu, ruajtja e hapësirave publike shihet qoftë në zonën perëndimore si dhe në atë lindore të qytetit.

Nuk do shumë për të kuptuar se zhvillimi në Tiranë nuk është as i barabartë ligjërisht e as i kontrolluar për të limituar koston ndaj pjesës tjetër të banorëve. Ndërtime si ato që po shfaqen përgjatë Rrugës së Elbasanit janë thjesht vazhdimi akoma më i egër i kësaj tradite.

Figura 7: Zhvillimi urban në Tiranë nuk ndjek parimet e qyteteve evropiane. Ndërtesat shumëkatëshe janë ndërtuar në mënyrë asimetrike, duke shkelur kështu të drejtat e pronësisë. Gjithashtu nuk shihet asnjë planifikim apo pika hyrje për këto lloj godinash në zonë.

Pretendimi i dytë është po aq qesharak sa edhe i pari, madje edhe më problematik në kontekstin e Tiranës. Është e vërtetë se sot ka një lëvizje në teoritë e planifikimit urban që favorizon rritjen e dendësisë … por në qytetet e Botës së Re (pra në SHBA, Kanada, Australi, Zelandë të Re). Kjo vjen për shkak të shtrirjes urbane të periferive në këto qytete, ku shtëpive përdhese dominojnë zonat e banimit. Ky proces është mundësuar edhe nga toka e shumtë dhe e me çmim të lirë në dispozicion në këto vende. Megjithatë, ky proces është i kushtueshëm për interesin publik, kërkon zhvillim të vazhdueshëm të infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve publike në zona gjithnjë e më të largëta nga qendrat e qyteteve.

Rrallë, në mos kurrë, ama mund të gjesh në botën e zhvilluar shembuj të ngjashëm me atë që po ndodh në Tiranë: zona të dendura e të urbanizuara ku lejohen ndërtime masiv që nuk janë parashikuar dhe planifikuar në planin fillestar. Siç e kam shpjeguar më parë, kjo nuk ka ndodhur as në vendet ish-komuniste të Evropës Lindore. Hapësirat publike midis blloqeve të banimit komuniste janë ruajtur ende dhe sot, pavarësisht njohjes së pronës private. Këto lloj ndërtimesh vetëm që nuk mund të lejohen për shkak të të drejtave ekonomike dhe ligjore që qytetarët gëzojnë e që shpjegova më sipër. Si rrjedhojë, ndërtimet e reja mund të ngrihen vetëm përgjatë atyre zonave ku infrasktruktura ekzistuese është ndërtuar me qëllim përballimin e densitetit të ri të banimit dhe lëvizjeve.

Ngritja e një krahasimi faktik për rastin e Tiranës bëhet disi e vështirë pasi që ka një mungesë të rëndë të të dhënave lokale, por të paktën mund të përpiqemi. Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, vendet më të zhvilluara të Evropës kanë të paktën 0.1 km të autostrada për 1,000 banorë, e matur si “aksesueshmëri” në Tabelën 1 më poshtë. Disa vende, si Gjermania dhe Franca, aksesin më të ulët në autostrada e plotësojnë nëpërmjet rrjetit më të zhvilluar hekurudhor – të cilin Shqipëria nuk e ka fare.

Tabela 1: Aksesi dhe dendësia e infrastrukturës në një grup vendesh evropiane

Askush nuk e di se sa është vlera e këtyre treguesve në Shqipëri apo Tiranë. Ajo që ne dimë është gjatë këtyre viteve ka pasur pak ose aspak investime të reja në infrastrukturën e qytetit për të përballuar densitetin e ndërtimeve të reja. Dendësia e tanishme e Tiranës në të gjithë prefekturën mendohet se është mbi 520 banorëpër km2. Kjo vlerë kërkon një nivel zhvillimi infrastrukturor të krahasueshëm me Holandën nëse duam të arrijmë ato standarde jetese. Kuptohet, kjo është thjesht një fantazi për momentin. Në fakt, shumica e rrjetit rrugor të qytetit është ende ai i planifikuar gjatë periudhës së pushtimit italian në fillim të viteve 1940, për një densitet dhe popullsi dukshëm më të ulët.

Pikërisht Rruga e Elbasanit është një nga shembujt kryesor të mungesës së infrastrukturës së re për të përballaur rritjen domethënëse të densitetit. E vetmja rrugë kryesore e zonës, e lartpërmendur Rruga e Elbasanit, e planifikuar dikur si rruga kryesore për një zonë të përbërë kryesisht nga vila 1-2 katëshe, është tërësisht e bllokuar gjatë ditës për shkak të sasisë së pamundur të trafikut që duhet të përballojë. Ndërtesat e reja, përveç se kontribuojnë në zhvillimin kaotik, do të ngarkojnë akoma më tej rrugën e vetme që i shërben trafikut dhe aksesit të zonës.

Figura 8: Rruga e Elbasanit, e mbingarkuar tashmë, do të duhet të trajtojë dukshëm më shumë dendësi me zhvillimet e vazhdueshme.

Atëhere si zhvillohen qytetet evropiane me dendësi të lartë banimi? Kryesisht duke planifikuar lagje të reja së bashku me infrastrukturën e re përkatës.

Figurat 9-10 më poshtë tregojnë se si kryhen ndërtimet e reja në Madrid apo Milano, dy nga qytetet më të mëdha dhe më të dendura evropiane. Zonat e reja të banimit janë të planifikuar nga e para, me infrastrukturën dhe hapësirat publike  të nevojshme. Ndërkohë, zonat e urbanizuara më parë ruhen sipas planit origjinal. Ndërtesat e reja shumëkatëshe do të ishin të paimagjinueshme në cilëndo prej këtyre zonave, siç ndodh aktualisht në Tiranë, pavarësisht së drejtës së pronës. Këto plane zgjerimi bëhen publike nga autoritetet lokale, për t’ju lejuar ndërtuesve mundësinë për të konkurruar mbi të  drejtat e pronësisë në mënyrë transparente. Prandaj, qytetet zhvillohen në mënyrë të drejtëestetike, duke ruajtur cilësinë e jetëssë banorëve në lagjet më të vjetra.

Figura 9: Ndërtimet e reja në Madrid të para nga lart dhe n tokë. Godinat e reja janë ndërtuar përgjatë infrastrukturës së re, ndërsa lagjet e vjetra ruhen të paprekura.
Figura 10: Ndërtimet e reja në Milano ndjekin të njëjtat parime. Ato po ndërtohen së bashku me infrastrukturën e re, të planifikuar siç duhet për të përballuar densitetin e zonës.

Pse po ndodh e gjitha kjo në Tiranë?

Thënë shkurt, ndiq paratë!

Siç e kam shpjeguar më parë, është më fitimprurëse për kompanitë e ndërtimit dhe për Bashkinë që të ndërtohet sa më afër qendrës për tre arsye kryesore:

  1. Ndërtesat pranë qendrës shiten shumë më shtrenjtë. Nëse asnjë ligj apo individ nuk i bllokon ata, është më se e arsyeshme që bizneset të ndërtojnë në qendër e jo në periferi.
  2. Ndërtimi në zonat e urbanizuara më parë zvogëlon koston e zhvillimit të infrastrukturës, për ndërtuesit si dhe për Bashkinë.
  3. Duke mos hartuar një plan të përshtatshëm urbanistik – i cili përshkruar qartë si dhe ku mund të zhvillohet qyteti duke fuqizuar kështu pronarët e tokave dhe sipërmarrësit e vegjël e duke i pavarësuar nga Bashkia – proces i lejeve ndërtimore subjektive vazhdon duke pasuruar kështu vetëm kompanitë me lidhje të fuqishme politike.

Kush paguan koston për këtë lloj zhvillimi? Banorët aktual të zonave janë ata që përballojnë  të gjithë koston. Janë ata që duhet të jetojnë përmes një ferri të vazhdueshëm të trafikut, zhurmës, ndotjes, humbjes së hapësirave publike, mungesës së parkimit dhe ndërtimeve të vazhdueshëm. Në vend që të drejtat e tyre ligjore, ekonomike dhe urbane të mbrohen nga plani urbanistik i Tiranës, atyre nuk u njihet as edhe një e tillë. Aktualisht në Tiranë çdo lloj zhvillimi lejohet kudo, për aq kohë sa Bashkia ka një marrëveshje me ndërtuesin.

Megjithëse ky proces ka ndodhur në Tiranë përgjatë tridhjetë viteve të fundit, duket se Bashkia e Erion Veliaj është ajo që po e shtyn këtij zhvillim në kufij të paimagjinueshëm më parë. Duke vepruar kështu, Bashkia e tij po e transformon Tiranën në një kaos të frikshëm urban, që nuk ka asgjë të përbashkët me çdo vend tjetër në Evropë apo pjesët e tjera të botës së zhvilluar./ Exit.al

23 Comments

  1. Prisni se skeni pare gje akoma ! Ky Kopili nga Terpani eshte ku e ku me i keq se Edvin Haleja por vetem nuk ben zhurme buzeqesh dhe te ha mbas shpine dhe te vdes me rrena!

  2. Vete e zgjodhet kryekar bashkie te kryeqytetit nje njeri pa shkolle dhe teper plehre. Cdo mbjellesh ate do korresh, prandaj ose cohuni dhe bejini shembull ose ulni koken dhe mos hani mut

    1. kush e zgjodhi mer te qifsha rracen e fisit ne pidhe se kete na e solli rama. g99 nuk mori as nje vote se asnjeri nuk e donte edhe kur kandidoi. jane te gjithe sorosianet e leshit. votut thote, ik mer te qifsha ropt

    1. Zullumqari i madh e ka shtyre ne hije Veliajn, por ne nje kuptim kjo katastrofa urbane eshte dhe me e rende, sepse eshte e pakthyeshme.

  3. Ky kurvi i bashkis se Ajola pidh lopes akoma jeton me parat e mamas pasi e ka patur maman masaxhatore kari prandaj kur i bashkon parat e mamit puudh elefante dhe Ajola pidh lopes i del llogaria shume mire

  4. Flm per argumentimin e qytetarine,
    Por MostraTerpanit do beje monstruozitete derisa Qytetaria nuk e lidh Mortjen.

    Te Pema, tha.

  5. Kur flet ne dialekt tironas ky provincialMoster ta shpif,
    te kall krupen,
    halli o se
    edvinit I kall daten siduket, se shkul dot. MONTREN👾

  6. Dhe kjo eshte lagja me e bukur e Tiranes, me vilat e arkitektures Italiane dhe plot hapesire ku merrje fryme lirisht.
    Me vjen keq ta them por Tirana vdiq si qytet.

    1. Eshte e vertet Drini.Me vjen te qaj per keto ndertesa kaq te bukura qe po shkaterrohen te bejne kulla te larta.Sa e bukur duket ndertesa ne foto.Po keshtu edhe ndertesa prane Torre Drin , prapa nderteses Fryma Demokratike ,po e lejne me dashje te degradoget.Deri kur do te lejohet keshtu????

  7. Tirana eshte kthyer ne nje hale orienti.

    Erdhen dikur italianet, u munduan te benin dicka me vlera, te na hapnin pak syte, por ku ha mushke shqiptari! Nje cope gdhe ka ngelur gjithe jeten. Dine vetem te emigrojne. Me thoni dicka me vlera arkitektunore qe eshte 100% Made in ALB! Dhe paskaj hiqemi si nje nga popujt me te civilizuar.

    Hiq o Ndrio hiq…

  8. Pervec borxhit rama na solli edhe kete ropqir. Na e la dhurat. Beni kot socialista beni, lepijani mire bythen rames po mire fare ama.

  9. Shkrimi është i kjartë e i ilustruar me shembuj të ndërtimeve me plane të studiuara urbanistike në metropolet më të mëdha europiane. Shqiptarët nuk janë më ato të para 30 viteve që nuk kishin parë veç fshatin e tyre por kanë lëvizur nëpër Europë jo vetëm si emigrantë, por edhe për ndonjë vizitë tek të afërmit e tyre apo si turistë.
    Lerini këto palo “komentesh” me sharje banale për të afërmit e Erion Velisë, e komentoni veprimet e tij apo gënjeshtrat për të cilat shquhet.
    Tirana nuk është as Milano. as Barcelone e as Berlin pasi është kryeqyteti me një histori shumë të shkurtër në kohë e kryeqyteti i një vëndi të vogël e të prapambetur.
    Para së gjithash, Erion Veliaj duhet të demaskohet me forcë nga të gjithë se erdhi si kryetar i bashkisë së Tiranës me premtimin se nuk do të bënte ndërtime të larta në qendrën e qytetit, për të ruajtur qoftë edhe vlerat e pakta historike që ka ky qytet.
    Si gënjeshtar i paturpshëm, në këto katër vite, sigurisht edhe me mbështetjen e Ramës, bëri të kundërtën duke e kthyer qendrën e Tiranës në një pyll kaotik betoni me kulla të larta e duke e fshirë fare historinë e saj, vetëm për për të ndihmuar oligarkët për të pastruar paratë e pista.
    Konkretisht rruga e e Elbasanit dhe rugicat që lidhen me te, janë ndërtuar si rrugë tepër të ngushta, që mund të përballojnë një trafik të paktë njerëzish e makinash.
    Duke shkatëruar vilat jo vetëm të bukura estetikisht, por edhe me vlera historike, e duke ndërtuar në vend të tyre në këto rugica të ngushta pallate mbi 10 katëshe, gjë që pat bërë Edi Rama më parë, veç masakrës me historinë e këtij qyteti, zhdukjen e kopështeve me pemë të shumicës së vilave, do të krijojë edhe një problem shumë të madh për të ardhmen, se kjo dendësi e madhe popullimi në këto rugica të ngushta, nuk do të përballojë dot trafikun e ndërtimin e infrastrukturës së shërbimeve publike.
    Sadoqë ju bë rrugës së Elbasanit një zgjerim i vogël, ajo ngelet përsëri një rrugë tepër e ngushtë për të përballuar një dëndësi kaq të madhe demografike.
    Pas njëqind vitesh, jam i bindur se qytetarët e Tiranës së masakruar nga ana urbanistike nga Rama e Veliaj, do ti mallkojnë çdo ditë ata, por ta lemë mënjanë sot Ajolën apo mamanë e Erionit se nuk na e kanë fajin ato, por qytetarët banorë të Tiranës , jo vetëm duhet të dalin e të protestojnë “paqësisht”, por të bllokojnë e të detyrojnë edhe me forcë që Veliaj të mos vazhdojë këtë masakër., ashtu siç po bëjnë banorët e Astirit e aktorët për Teatrin kombëtar.

  10. O Gazetare keni dhe nje rast te nje vile shume te bukur italiane te saposhembur per pallat te rruga e Dibres ngjitur me kopshtin 6. Thone qe ne taven e masajres jane Veliaj dhe Dishi. Qe nje vile dykateshe shume e bukur italiane. Vabezia per beton nuk ka te ndalur…

    1. Po po e shemben naten para tri netesh , qe nje vile e bukur dhe shume e mirembajtur. Kushedi cmonster betoni do te bejne halete. Tom Doshi flitet qe e ka blere. Kush i ndal dot keta horra vec ZOTIT

  11. Brenda 5 vitesh Tirona do te behet nje qytet i pabanueshem prandaj po lulezojne fshatrat e rinj. Ne Tirone nuk do te mund te levizet e shetitet, parqet e lodrave nga 100m2 jane vetem me te hedhur syte. E pate ne votimet e mashtruesve 15.000 vota te pavlefshme. Ky do hyj ne histori si satrapi me i madh i ketij vendi ne fushen e urbanistikes.

  12. O ju qifsha ropt juve komentuesve qe na haoeni bythesh se jwni shqiptar etj etj perralla me mbret. Si nuk u bet njehere njerez o fisqira si nuk dolet te ngriheni ta beni flak shqiperine po rrini tu pi kafe si turqit edhe mbasi noret vesh te vertetat o fisqira.

  13. Liria per te jetuar me dinjitet jo ne kurriz te tjetrit por ne rrespekt te tjetrit. A mund ta bej nje shqiptar? Duhet ta duam njeri tjetrin dhe ketu fillon e mbaron. Mos u beni pale me qeverite por ndihmoni njeri tjetrin. Po me ke flet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu