• |
ide | kryesore

“Blic”: Nga Moska në Beograd, Macron është tani aleat i Serbisë përballë Kosovës

Planet

Gazeta serbe “Blic” raporton se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të rreshtohet përkrah Serbisë, përsa i përket konfliktit me Kosovën. E përditshmja serbe e konsideron ‘risi’ pozicionimin e ri të Parisit.

“Macron, si një lider i ri evropian së bashku me Sebastian Kurtz, zëvendëson Angela Merkel, dhe prandaj synon të zgjerojë influencën e tij në rajonin e Ballkanin. Ndërkohë që duke vizituar vetëm Serbinë nga të gjitha shtetet e rajonit, ai dërgon një sinjal të qartë se shteti ynë (Serbia) është aleat kryesor i Francës në këtë pjesë të Evropës”, shkruan “Blic”, që e konsideron si “risi” pozicionimin e aluduar të Parisit zyrtar.

Shkrimi përmend edhe vizitën e Macron në Moskë, ku do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, në paraprirje të vizitës së tij në Beograd. Sipas “Blic”, qëndrimi i Macron ndaj Prishtinës ka ndryshuar pas refuzimit të qeverisë së Kosovës për të pezulluar taksën 100% ndaj mallrave dhe produketeve me origjini nga Serbia. Po ashtu, dhe për faktin se shqiptarët shohin si aleat të vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa i përket marrëdhënieve Francë-Serbi, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se do të nënshkruhen rreth 20 marrëveshje me Macron.

 

2 Comments

  1. Serbet,nuk kane aresye te shtojne entuziazmin ndaj qendrimeve te Frances,e cila,njihet historikisht per maredheniet e vecanta 6te saj,me Serbine.Besoj ju kujtohet,qe menjehere mbas bombardimeve te Natos,ushstria frenceze-pjese e Natos,u pozicionua menjehere ne menyren me urgjente ne aeroportin e Prishtines.

  2. Po domosdo do e nxjerrin masken dhe surratin e vertete te tyre sepse atyre su digjet shume barku per kosoven sesa per vellezerit e tyre serb
    Po na plasi trapi ne per kete pederrast se dhe ky ne te semes do shkoje si te tjeret se i kane bere mediat perendi thuaj se keta kane fatin e njerzve ne dore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu