• |
ide | kryesore

Brexit/ Laburistët propozojnë mbajtjen e një referendumi të dytë

Planet



Kryetari i Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, Jeremy Corbyn, e ka sfiduar kryetarin e ardhshëm të Partisë Konservatore, për të mbajtur një referendum të dytë para largimit të vendit nga Bashkimi Evropian.

Corbyn dekaroi se laburistët do të bëjnë fushatë pro qendrimit të Britanisë në brendësi të Unionit, me qëllim parandalimin e Brexit-it pa marrëveshje.

Në një letër dërguar konservatorëve, Corbyn shkruan: “Kushdo që bëhet kryeministër i ri duhet të ketë besim që t’ia kthejë marrëveshjen popullit për ta votuar. Në këto rrethana, dua ta bëj të qartë se Partia Laburiste do të bëjë fushatë për qëndrim në BE”.

Ky njoftim erdhi pas një takimi të grupit të laburistëve këtë mëngjes dhe pas një takimi tjetër me liderët e sindikatave, që u mbajt të hënën.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *