• |
ide | kryesore

De Ligt ka bërë valixhet për tek Juventus: shoqet e të dashurës i thonë mirupafshim

Sport



Transferimi i Matthijs De Ligt tek Juventus është punë e përfunduar, pavarësisht se nuk ka ende një zyrtarizim të tratativës. Mbrojtësi hollandez ka bërë valixhet gati për Torino dhe kjo konfirmohet në rrjetet sociale. Rasti më i fundit është përshëndetja që shoqet e të dashurës së mbrojtësit hollandez i kanë rezervuar mikeshës së tyre.

Përmes një postimi të publikuar në Instagram, e dashura e mbrojtësit është përshëndetur nga miket e saj: “Përshëndetje mikes sime të dashur Annekee Molenaar, do të më mungosh e jam super krenare për ty”, thotë dedikimi që shoqëron foton, shenjë e qartë se është punë e kryer kalimi i De Ligt në rradhët e bardhezinjtë të Maurizio Sarri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *