• |
ide | kryesore

Diferencat/Monika ndryshe nga Basha për dialogun me Ramën

Arkiva, Të fundit

A kanë ndryshuar kushtet e opozitës për tu ulur në dialog me Ramën. Po ti besosh deklaratave shpesh kundërthënëse që jep shefja e LSI, ndoshta po. Nëse sllogani i shpallur nga Basha ka qenë konstant: “S’ka dialog për sa kohë Rama qëndron kryeministër” partneria e tij politike ka vendosur një kusht më të zbutur. Nga emisioni Opinion, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi theksoi semë parë duhet të shkojnë në burg grabitësit e votave në Durrës dhe Dibër.

“Kur 2 palë duhet të ulen në një tavolinë duhet t’i ofrojnë diçka njëra tjetrës, ne kemi kërkuar shkaktarët 339 dhe 184 para drejtësisë, si mund të ulesh me hajdutin që të ka vjedhur dhe ti thuash faleminderit që nuk mi vodhe të gjitha, por më le një palë të brendshme për të veshur se ma more të gjithë shtëpinë, kjo është e gjithë historia. Të ulesh sot me Edi Ramën në tavolinë pa nxjerrë para drejtësisë ata që kanë futur duart ke 184 dhe 339, mos themi pastaj dhe dosje të tjera që janë pafund, kjo nuk mind të bëhet”, tha Kryemadhi.

Megjithatë as pas kësaj deklarate nuk mund të thuhet nëse kanë ndryshuar kushtet e opozitës për dialog, apo nëse ky është një një interpretim.tepër i lirshëm i shefes së LSI.

©Lapsi.al

5 Comments

  1. Ajo që nuk meret vesh në pretendimin në titullin e këtij shkrimi për “diferencat” midis Bashës e Kryemadhit, është se edhe në përmbajtjen e shkrimit pohohet se që të dy , si zgjidhje të ngërçit politik shohin ndëshkimin e abuzimeve të krerëve të rilindjes..
    Është e vërtetë që presidenti , bashkëshorti i Monikës deklaroi publikisht se nuk ka dalë ndonjëherë me thirrjen Rama ik, por kjo deklaratë e tij është krejtësisht e natyrëshme për një president që duhet të jetë mbi palët.
    Monika e gjithë krerët e LSI, është fakt se i kanë pranuar publikisht gabimet e tyre që mbështetën Ramën në zgjedhjet e 2013.
    Nuk e kemi dëgjuar Metën që ti pranojë edhe ai këto gabime, thjeshtë i detyruar nga pozicioni që ka si president, ama duke u shprehur me konsiderata pozitive për doktor Berishën, edhe ai ka lënë të kuptohet se i njeh gabimet e tij.

  2. Rraseni ne burg sepse kanseri qe i ka rene (limfoma), per 6-muaj te cone ne boten tjeter sepse s’ka shpetim prej tij dhe si gjithmone drejtesia edhe per kete rast nuk do te vendoset mbi toke.

  3. Cv e kryerindasit per nga krimet ne kete vend shkon pertej ketyre dosjeve. Mos i bjer shkurt per te shpetuar menderet e njeri tjetrit o mona liz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu