• |
ide | kryesore

Ditët e Europës: Partizani e Laçi presin kundërshtarët, Kukësi niset për Hungari, Teuta për Letoni

Sport



Përgatitjet janë mbyllur dhe tani i takon fushës së lojës për të mësuar nëse gjërat janë bërë mirë ose jo. Katër skuadrat shqiptare janë gati tashmë për debutimin e tyre sezonal në kompeticionet Europiane me të parin që do të zbresë në fushë Partizanin. Kampionët e vendit do të sfidojnë në Champions League, të mërkurën, Qarabag, në një ndeshje që parashikohet shumë e vështirë për të kuqtë. Të kuqtë e Lerdës kanë një mënyrë të re lojë për ta prezantuar para tifozëve në ndeshjen e orës 17 : 30, por azerët vijnë në këtë përballje si favoritë, për vetë staturën e tyre, por edhe për faktin se një sezon më parë kanë eleminuar Kukësin me agregatin 3-0.

Shanse më të mira, të paktën në letër kanë Teuta e Kukësi në Europa League, me të dy skuadrat që debutojnë në transfertë. Durrsakët e Shkëmbit do të zbresin në fushë në orën 16.45 përballë Ventspils, të enjten. Letonezët, që një vit më parë shkatërruan Luftëtarin në të njëjtin kompeticion, duhet të bëjnë llogaritë tashmë me Teutën, që ka bërë investime të forta, pikërisht për tu kualifikuar më tej në Europa League.

Në anën tjetër, Kukësi është nisur sot drejt Hungarisë, në në orën 19.00 të 11 korrikut do të sfidojë Debrecen. Për Blutë objektivi është kalimi i turit, me dëshirën për të shkuar në përballjen me Torinon, në raundin e dytë, por hungarezët janë një ekip që duhet respektuar, pavarësisht se favoriti për kualifikimin do të përcaktohet pas 90 minutave të para ku skuadra e Gjokës ka prioritet të dalë pa pësuar gol.

Më delikate detyra e Lacit, edhe për faktin se ndeshjen e parë e luan në shtëpi dhe gabimet nuk lejohen. Kundër Hapoel Beer Sheva, në një ndeshje që do të luhet në orën 17.30, kurbinasit shpresojnë të marrin rezultat pozitiv, për të patur një mundësi më shumë në kthimin në Izrael. Beer Sheva është një rival i fortë, por bardhezinjtë e Starovës duan të bëjnë surprizën, edhe të mbështetur nga tifozëria e shtëpisë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *