• |
ide | kryesore

Europa League/ Gjoka pa dilema: ky është formacioni i Kukësit kundër Debrecen

Sport



Debutim në transfertë për Kukësin në Europa League, ku tekniku Ernest Gjoka duket se i ka idetë e qarta. Debrecen është një skuadër e kompletuar e për të mos i bërë favore hungarezëve, Blutë kanë studiuar një lojë të kujdesshme, me prioritet mos pësimin e golit, për ta patur më të thjeshtë në ndeshjen e kthimit. Gjoka e ka të konsoliduar në mendje 4-4-1-1 me të cilin shpesh herë është shprehur në fushë me skuadrat e tij dhe largimi i Reginaldos ia ka bërë me të lehtë të shkojë drejt këtij opsioni.

Kukësi, pavarësisht lëvizjeve në merkato, ka ruajtur pothuaj stabël formacionin e pikërisht në këtë pikë beson edhe tekniku, që propozon para Frashërit një linjë katërshe të formatuar tashmë, ku vetëm i sapo ardhuri Kitanovski ka një fanellë titullari, krah Cuculit e Rrumbullakut, me Teqjan që do të marrë vendin e Shametit në qendër të mbrojtjes. Mesfusha katërshe i ka zgjidhur edhe dilemat e fundit teknikut, me Valdet Ramën që është preferuar në të majtë, duke I hapur Rrocës rolin e mbështetësit të Shkurtajt në qendër të sulmit. Musolli e Limaj do të kenë peshën e mesit të fushë, me orientim në ndihmë të mbrojtjes, ndërsa Ethemi do të luajë në vendin që sezonin e kaluar operonte Melo.

Kështu, Kukësi është nisur tashmë drejt Hungarisë me formacion të bërë, pa dilema e me objektivin e qartë të ruajë portën të paprekur, e nëse është mundësia të shënojë ndonjë gol që do ta afronte shumë me kualifikimin përballë Debrecen…

Formacioni anti-Debrecen
Portier: Frashëri;
Mbrojtës: Kitanovski, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku;
Mesfushorë: Ethemi, Musolli, Limaj, Rama;
Sulmues: Rroca-Shkurtaj



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *