• |
ide | kryesore

Fero dhe Tayna bëjnë paqe me njëri-tjetrin (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Para pak ditësh qarkulloi në internet një video e reperit Fero, i cili dëgjonte në makinë një këngë të Tayna-s, madje e dinte tekstin e saj përmendësh.

Ai gjithashtu dëgjonte dhe një këngë të Melinda Ademit dhe kjo në fakt ishte disi e çuditshme, pasi prej kohësh ai është një bashkëpunëtor i afërt në muzikë i “rivales” së dy repereve, Rinës.

Së bashku me Rinën, ai ka një këngë, që për ironi e ka emrin “S’ka konkurencë” dhe gjithashtu ka bashkëpunuar për tekstet e këngëve të saj, duke qenë se janë të dy pjesë e labelit “On Records”. Ndërkohë Rina vetë, më herët ka pranuar se reperja më “fake” siaps saj është Tayna. Megjithatë së fundmi,e  ftuar tek “Rudina”, ajo tha se e gjithë “lufta” mes repereve vajza është e pompuar nga media dhe se mes tyre nuk ka ndonjë rivalitet të fortë. Reperi festoi ditëlindjen ditën e djeshme dhe artistja e “Caliente”, e uroi në story-t e Instagram-it, pikërisht me videon që u shpërnda në internet.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *