• |
ide | kryesore

Giampaolo e Conte filozofi të ndryshme, për të njëjtin qëllim…

Sport



Epoka e Giampaolo në shtëpinë e Milanit hapet me një konsideratë të lidhur me zhvendosjen taktike që trajneri i kuqezinjve ka ndërmend ta bëjë në lojën e skuadrës së tij dhe që përplaset në mënyrë të dukshme me atë që kishte deklaruar nga altari i zikaltërve të Inter, Antonio Conte. “Kokën ulur dhe të ecim” e teknikut nga Leçe, është kthyer në “kokën lart dhe të luajmë futboll” të trajnerit të ri milanist.

Një ide që për të qenë e përshtatshme ka nevojë të punohet fort në nivelin e merkatos. Për këtë motiv objektivi kryesor është ai i ngritjes së stekës së cilësisë me shkëmbim batutash të lidhura me Veretout, që lë të hapur në mënyrë të pakthyeshme vullnetin e kuqezinjve për të arritur në përfundimin e një tratative, në të cilën vullneti i të interesuarit direkt mund të rezultojë vendimtar.

Kokën lart dhe të luajmë futboll, në mënyrën që i pëlqen Giampaolos, por dhe pa harruar pistën Praet. Lojtar për të cilin Milani ka një korsi preferenciale dhe që në idetë e ish-trajnerit përfaqëson në perfeksion të plotë një ide që Milani, në të ardhmen, duhet ta përkthejë me fakte në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *