• |
ide | kryesore

Hashim Thaçi: Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar

Lajme



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  teksa ka kujtuar 20-vjetorin e vrasjes së tre vëllezërve Yll, Agron e Mehmet Bytyqi tha se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në ndëshkimin e krimit të Serbisë të kryer  ndaj qytetarëve të Kosovës.

Ai thotë mes tjerash se përgjegjësit e këtij krimi vijojnë jetën normalisht në Serbi, madje, ushtrojnë edhe poste drejtuese në disa institucione. Kreu i shtetit të Kosovës ka publikuar disa shifrat, të cilat sipas tij faktojnë dhe tregojnë “fytyrën e vërtetë” të regjimit spastrues të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës.

“U bënë 20 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyqi dhe përgjegjësit e këtij krimi vazhdojnë të jenë të lirë në Beograd, duke udhëhequr institucione dhe duke u dekoruar nga shteti serb. Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në ndëshkimin e krimeve serbe në Kosovë: të vrasësve të mbi 13 mijë civilëve shqiptarë, ndëshkimin e kriminelëve serbë që dhunuan mbi 20 mijë gra shqiptare, që vranë mbi 1300 fëmijë dhe kryen rreth 400 masakra anekënd Kosovës. Kriminelët serbë që i kryen këto krime, që bënë spastrim etnik, duke i larguar prej shtëpive të tyre mbi 1 milion shqiptarë, që kryen gjenocid mbi popullsinë e Kosovës, vazhdojnë të sillen lirshëm dhe janë tërësisht të amnistuar nga drejtësia ndërkombëtare. Kosova, qytetarët tanë, kërkojnë drejtësi. Heshtja ndërkombëtare përballë këtyre krimeve nuk është në shërbim të drejtësisë dhe paqes, por në shërbim të kriminelëve! HTH”-shkruan Thaçi në “Facebook”.



2 Comments

  1. Mire e ka thaq mavria qe
    Serbet bene
    spastrim ethnic mbi 1 milion shqiptarë,
    kryen gjenocid mbi popullsinë e Kosovës,
    dhe janë tërësisht të amnistuar nga drejtësia ndërkombëtare,
    Po keto duhej ti kish four tash 20vjet, edhe ne takime me ndërkombëtare edhe ne tryezat me serbet,
    Kurse thaq maVria foli per dhurata te dhimbshme Serbisë, qe I quan se do merrte Presheven se…. Kanë bo referendum per bashkim,
    … Se thaqi kishte plan AB CD…

    MjerKellira thaq I kapuri….

  2. Nje I vonuar thirri: kujt I sherbenHeshtja ndërkombëtare përballë këtyre krimeve nuk është në shërbim të drejtësisë dhe paqes, por në shërbim të kriminelëv thotë:

    Prandaj I duan nderkombetaret keta mostrat, I qemtojne me qiri,
    Dhe thone pastaj ju vete o deeeele I keni zgjedh me vote, ani se votim MLeninist. Janë të ligjshem, do I duroni 8vjet, pastaj do ‘zgjidhni’ Palin tjeter, edhe keta te ligjshem, nuk I hiqni me pushke veç I boni Marshalla, O Sovraaaan Deeeele.
    Kesaj I thone koloni, thote sot meta.

    Voooooooooone, o mete, per Shqipërine, deri sot is he mete per vete, Shqiperia_koloni.

    Ah, more horra liderrrrrë… .
    Vone eshte kurre
    ne histori e ne te Drejten. O xhahile sharlatane te vonuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *