• |
ide | kryesore

Igli Tare “rinovon” me shqiptarin e talentuar që ia rrëmbeu dy vjet më parë Romës

Sport



Lazio është e impenjuar në merkato për të sotmen e të ardhmen, ndërsa ka nesër do të zbresë në fushë e grumbulluar në Formello, përpara nisjes për në Auronzo di Cadore. Prezenca e Igli Tare tek bardhekaltrit e ka bërë klubin lacial një qendër të fortë për futbollistët e talentuar shqiptar dhe drejtori sportiv po bën të pamundurën për promovimin e tyre, duke siguruar natyrisht edhe plusvalenca të rëndësishme, mjafton të kujtojmë rastin Strakosha.

Shoqëria bardhekaltër ka rinovuar kontratën me Sergio Kalaj. Mbrojtësi shqiptar 19 vjecar, ka tashmë disa grumbullime me ekipin e parë (pa debutuar) e për të ka ardhur edhe thirrja e parë në Kombëtare, nga Edy Reja në majin e kaluar. Mbrojtësi ka nënshkruar për tre vjet, ashtu si e ka bërë të ditur në Facebook. Në këtë pikë me shumë mundësi do të jetë ai lojtari jashtë kuotave për të rinjtë e Menichini.

Igli Tare vazhdon kështu të afrojë futbollistë shqiptarë tek Lazio. Serxhio Kalaj, pjesë e ekipeve të moshave të Shqipërisë iu rrëmbye Romës dy vjet më parë me ndërhyrjen e drejtorit sportive të Lazios. Roma e kishte huazuar lojtarin nga Savios, por përpara se të blinte kartonin e tij ka ndërhyrë Lazio, që e konsideron atë të ardhmen e mbrojtjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *