• |
ide | kryesore

“Kam pasur presione”, Donika Prela intervistohet në KLP

Lajme, Të fundit



Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, është paraqitur sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), ku është marrë në pyetje lidhur me kandidimin e saj për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. “Kam 18 vite karrierë dhe prandaj kam kandiduar për SPAK”, citohet të ketë thënë Prela në mbledhjen me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave.

Mësohet se Prela është pyetur dhe për shortin e dosjes “Shullazi”, për të cilën tha se lëvizjet që janë bërë kanë qenë të duhurat. Ndërsa, përsa u përket përgjimeve nga dosjet 339 dhe 184 të publikuara në tabloidin gjerman “Bild”, Prela është mjaftuar duke thënë se çështja është nën hetim.

Po ashtu, i janë bërë edhe pyetje për problemet që janë konstatuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit në porcesion e vetting-ut, për të cilat ka dhënë sqarime, duke iu përmbajtur deklarimeve në KPK. “Kam patur presione gjatë karrierës sime”, është shprehur më tej Prela.

Me intervistimin e kreut të Krimeve të Rënda, ka shkuar në 6 numri i kandidatëve për SPAK që janë marrë në pyetje në KLP.

 



4 Comments

  1. Kjo po. Fytyra e re e spak. Drejtsi me shqiptare?! Me ata qe kane liruar kriminele ose nuk jane hetuar ose jane liruar me lloj lloj marifetesh?! Pervec ngjeles ka tjeter qe beson ?!!! Reformat e ketyre. M……do hetojek…..! Pika. Kush ju beson ju. Qesharak. Te neveritshem. Do besojme te kunati kodhelit?! Hahaha. Fuck you.

  2. Ate dhjevsha mu ne -SPAK-keto -turi -zhapiket do drejtojne -SPAK-un?Keto qe jane lidhur koke e kembe me kriminelet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *