• |
ide | kryesore

“Kosova, shtet i pavarur”, Brnabic i përgjigjet Metës: Ne nuk do të provokohemi nga ju

Lajme, Të fundit



Pas ligjëratës të mbajtuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, në Samitin e SEECP që po zhvillohet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës, ku theksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të trajtohet me respekt, ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, – tha ajo, –  dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”, ka thënë Brnabiç, duke shtuar se nuk do të provokohet nga deklarata e Metës.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, krerëve të shteteve të vendeve të Evropës Juglindore, Meta shprehu keqardhjen që kryesuesja e radhës së këtij procesi, Republika e Kosovës, nuk është e pranishme në Samit, duke vënë në dukje vuri se tashmë është koha e duhur që Bosnja dhe Hercegovina, e jo vetëm, “të bëjnë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të realitetit”.

Kreu i shtetit nënvizoi se kurrë më parë rajoni nuk ka qenë më i qëndrueshëm dhe më i sigurt, duke shtuar se gjithsesi nuk mund të pretendohet një bashkëpunim i efektshëm kur disa nga pjesëmarrësit e forumit “bëjnë të pamundurën për të përjashtuar një popull dhe një një shtet të tërë fqinj nga përfitimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe projektet rajonale në fusha kaq të rëndësishme si siguria, arsimi, kultura etj”.

Liderët e Kosovës refuzuan pjesëmarrjen në Samitin e SEECP duke e cilësuar ftesën “si denigruese”, për arsye se presidenti Hashim Thaçi ishte i paftuar dhe sepse nënvizohej se pavarësia e vendit nuk ishte njohur nga disa shtete.

 

 

 

 

 

 

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *