• |
ide | kryesore

Manchester United në tension të plotë: Lindelof shmang sherrin mes Pogba e Lingard

Sport, Video



Tek Manchester United asgjë nuk është e qetë, sidomos kur në mes është Paul Pogba. Në Angli tani ka një lloj konspiracioni dhe pretendojnë se United me qëllim …po e fsheh mesfushorin francez. Djajtë e Kuq janë në Australi për fazën përgatitore e francezi nuk shfaqet kurrë në foto apo video e postuar nga klubi në profilet e tij të rrjeteve sociale. Në fakt, gati kurrë. Në të vetmin rast ku shihet francezi, ndoshta shpjegohet se përse është më mirë që politika e mënjanimit të Oktapodit të vazhdojë. Tëitter i United tregon në fakt shëtitjen e lojtarëve pas 16 orësh në avion. Por, sipas Daily Mail, e vetmja gjë që tifozët kanë vënë re është se Pogba ishte gati të kalonte tek duart me Lingard.

Duke gjykuar në bazë të pamjeve, nervat janë të tendosura tek United. Pogba flet me Lingard, që i përgjigjet me një gjest sikur e fton francezin ti afrohet. Ftesë që mesa duket është pranuar, nëse nga prapavija nuk do të mbërrinte suedezi Lindelof, që përfiton nga statura e tij për të qetësuar gjakrat, në kuptimin e plotë të fjalës.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *