• |
ide | kryesore

Provokimi i Hinteregger: të grumbullimin e Augsburg me çantën e… Eintracht

Sport



Nuk do, por duhet. E i bën gjërat sipas mënyrës së tij. Martin Hinteregger dje është prezantuar në stërvitjen e parë të sezonit tëAugsburg, edhe pse është në qendër të tratativave të ndryshme të merkatos (e kërkon Eintracht Frankfurt, me të cilët ka luajtur nga janari e në vazhdim, Crystal Palace e Lazio). Lojtari e kishte shprehur më shumë me fakte se me fjalë dëshirën për të qendruar tek Eintracht: kërkoi e gjeti shtëpi në Frankfurt, edhe pse provokimin më spektakolar e kishte lënë për ditën e parë të grumbullimit: i është përgjigjur thirrjes së klubit bavarez, por është prezantuar në stërvitje me cantën e Eintracht. Vështirë se bëhet fjalë për ngatërresë.

Në vetëm 6 muaj Hinteregger krijoi një lidhje të fortë me tifozët e Eintracht: me hashtag #HintiArmy publikohen poezi e këngë për të. Lotët me të cilët Martin priti eleminimin me penallti në gjysëmfinale të Europa League kundër Chelsea e bënë edhe më të fortë lidhjen. Në javët e kaluara Eintracht ka prezantuar një ofertë për Augsburg për të blerë përfundimisht lojtarin, por klubi bavarez, duke marrë një propozim më të lartë nga Crystal Palace, vendosi ta refuzojë. Tani që Martin u prezantua në stërvitjen e Augsburg me cantën e Eintracht, tifozët e Frankfurte kanë nisur një hashtag të ri: #FreeHinti.

Në të kaluarën Hinteregger ishte bërë protagonist me disa deklarata të cuditshme. Austriaku, i lindur pak kilometra nga Salsburgu, ka luajtur për vite në klubin e kontrolluar nga Red Bull, e zgjodhi të kalonte tek Augsburg, përpara Lejpzig që në vitet e fundit i kishte marrë lojtarët më të mirë skuadrës së qytetit të tij: “Jam nga Salsburgu e urrej Lejpzig për mënyrën si shkatërron klubin tonë”, tha ai. E kuptueshme përgjigja e Oliver Mintzlaff, administrator i deleguar i Lejpzig: “Janë vetëm fraza populiste, thënë për të fituar mirëkuptim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *