• |
ide | kryesore

Sarah Jessica Parker tregon ngacmimin seksual gjatë xhirimeve

Paparazzi, Slider



Të gjithë e njohin serialin e famshëm “Sex and the City”, i cili edhe pse nuk prodhon më sezone të shfaqjes televizive, duket se do të jepet ende në ekranin e madh, me filmin e tij të tretë.
Megjithatë, pas rrëfimit të fundit të aktores Sarah Jessica Parker në radion “National Public Parker”, filmi duket se ka rrezik ta humbase protagonsiten e tij, Carrie Bredshaw. Në këtë emision, ajo ka treguar se është ngacmuar seksualisht nga një aktor i rëndësishëm i kinemasë, që ishte dhe pjesë e “Sex and the City” dhe që i ka dhënë një ultimatum producentëve se nëse nuk merrnin masa kundër tij do të lërë rolin e saj.

Sipas Parker, edhe pse ajo është protagonsite absolute e serialit dhe e filmave, nga kjo situatë është ndjerë sikur nuk ka kurrëfare fuqie.

“Mendoj se nuk ka rëndësi sa moderne dhe mendjehapur që je. Pavarësisht rolit që kisha, nuk ndihesha në pozicionin e duhur për të folur, nuk ndihesha aq e fuqishme sa ai burrë që sillej në mënyrë të pahijshme. Nuk guxoja ta thoja me zë të lartë, por kishte shumë raste kur ndodhte.“- tregon aktorja- “Një paradoks i vërtetë kjo që ka ndodhur në setin e “Sex and the city”, që në vitet 90′ ka kontribuar masivisht për ti bërë gratë të ndihen të fuqishme në një botë të dominuar nga burrat.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *