• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Metës/ Zbardhet debati me dyer të mbyllura, Hajdari-Ballës: Ju bëni luftë politike, ne nën presion…

Lajme, Të fundit



Deputetët që iu bashkuan Parlamentit, si kandidatë të renditur në listat shumëemërore të forcave politike të opozitës së bashkuar joparlamentare, pas vendimit për djegien e mandateve, kanë votuar nën presion rezolutën e parë për fillimin e procedurës për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kështu pohoi kryetarja e grupit parlamentar demokratik, Rudina Hajdari, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 3 korrik. Në procesverbalin e zbardhur të diskutimit në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, vërehet se kërkesa e socialistëve për caktimin e një seance plenare për shkarkimin e Metës, ka shkaktuar debate midis deputetes Hajdari dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës.

Në nisje të mbledhjes, Balla është shprehur se Kuvendi duhet të vijojë procedurën për shkarkimin e Metës, duke arsyetuar se kreu i shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën me vendimin për të çdekretuar 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Më tej, Hajdari është kundërpërgjigjur se kjo nismë e mazhorancës është një luftë politike që zhvillohet ndaj Presidentit dhe se deputëtëve të grupit parlamentar që ajo kryeson, u është bërë presion, duke u thënë se në rast mosshkarkimi, kreu i shtetit do të nxjerrë një dekret të ri për shpërndarjen e Parlamentit. Në debat ka ndërhyrë edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka theksuar se deputetët duhet të mblidhen në një seancë plenare (që u mbajt ditën e djeshme) për të shqyrtuar raportin e Komisionit të Ligjeve për ngritjen e Komisionit Hetimor për të përcaktuar me votë vijimësinë ose jo të procedurës.

Në votimin e datës 13 qershor, rezoluta e socialistëve mori 100 vota pro, në sajë të 21 votave nga radhët e deputetëve të rinj në Parlament.

Taulant Balla – I nderuar zoti Kryetar, të nderuar kolegë dhe kolege, siç e theksoi edhe Kryetari i Kuvendit, lidhur me këtë procedurë të iniciuar nga 55 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, në përputhje me Kushtetutën dhe sipas pikës 3 të nenit 112 të Rregullores, jemi pikërisht në momentin e përcaktimit të shqyrtimit të raportit të Komisionit të Çështjeve Ligjore në seancë dhe më pas votimin e këtij raporti dhe shqyrtimin e projektvendimit për ngritjen e komisionit. Në rast se raporti nuk miratohet, procedura ndërpritet. Për sa më lart, dua t’i propozoj Konferencës së Kryetarëve që debati për këtë çështje, pra, shqyrtimi i këtij raporti, të zhvillohet në një seancë të posaçme. Në traditën parlamentare, seancat e ditës së hënë zhvillohen pasdite, edhe për të pasur një vëmendje publike, por edhe duke pasur parasysh rëndësinë që ka kjo seancë. Pra, seanca të zhvillohet ditën e hënë, më datën 8 korrik, në orën 18:00, sigurisht me mirëkuptimin e të gjithë anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve

Rudina Hajdari – Zoti Kryetar, nëse më lejohet, unë do të jap mendimin tim lidhur me këtë çështje. Kam qenë vetë në atë seancë kur miratuam një rezolutë me presione të ndryshme, që nuk ishin të drejta ndaj opozitës, duke inkurajuar deputetët e opozitës që të votonin për atë rezolutë për shkak se do të kishim një dekret tjetër të Presidentit që do të shpërndante Parlamentin. Ajo që më shqetëson është se ndodhem në mes të kësaj lufte politike. Unë jam e vetëdijshme që jam në mes të kësaj lufte politike për një shkak, por nuk dua që kjo luftë të vazhdojë. Unë e kam thënë haptazi që Presidenti i Republikës e shkeli Kushtetutën duke zhdekretuar një dekret të tij, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë, por, nga ana tjetër, keni zgjedhur një President, i cili është tepër politik. Jemi në një situate jashtëzakonisht shumë të vështirë. Ne duhet të reflektojmë dhe të mendojmë nëse këta hapa realisht e zgjidhin krizën. E dimë shumë mirë se kush është Presidenti, por jemi në një situatë shumë të vështirë, prandaj unë nuk jam dakord që ne të vazhdojmë me hapat tanë dhe të përplasemi me Presidentin, sepse ju e patë se çfarë bëri Presidenti dje, e cila ishte një situatë e turpshme për të gjithë. Ai ka marrë stafetën e opozitës, që nuk i takon dhe nuk duhet ta bëjë, por gjithsesi, kemi edhe atë shprehjen e famshme që thotë se duhet t’i hapim rrugë njërit. Mendimi im është që të gjejmë një rrugë të mesme, sepse më pas do të raportohet në mediat ndërkombëtare dhe do të bëhemi qesharakë, do të jetë një luftë e pastër politike midis Kryeministrit dhe Presidentit. Ndoshta dënimi më i madh është që ai të rrijë aty brenda, kështu që në këtë mënyrë e keni zgjidhur situatën!

Taulant Balla – Unë dua të nënvizoj shqetësimin që shprehu kryetarja e grupit të opozitës, zonja Hajdari, për një kërcënim nga ana e Presidentit të Republikës për të shpërndarë Kuvendin. Qëndrimi i tij për këtë çështje është bërë publik, por kjo nuk është një çështje që mund ta diskutojmë sot apo ndonjëherë, sepse Presidenti i Republikës, për fat të mirë, nuk e ka këtë të drejtë. Unë mendoj se është në dinjitetin e këtij Kuvendi që të ngremë komisionin hetimor për të vlerësuar nëse Presidenti e ka shkelur apo jo Kushtetutën.

Gramoz Ruçi – Po sqaroj një gjë, meqenëse m’u drejtuat: kjo mbledhje, ky kuorum nuk ka asnjë të drejtë të vendosë, nëse duhet të vazhdojë kjo procedurë apo jo. Kjo është me detyrim përcaktim. Ka dy rrugë: e para ajo që parashtroi zonja Hajdari, nëse kërkuesit e tërheqin nismën, unë e ndërpres procedurën këtu, sepse nuk kam se çfarë të diskutoj. E dyta, do të shkojmë në seancë dhe do shkojmë brenda 7 ditëve, kjo nuk ka diskutim, është me detyrim përcaktim, pasi na e përcakton Rregullorja që brenda 7 ditëve t’ia dërgojmë seancës. Seanca vendos ose jo për ta ngritur komisionin, pra, e miraton ose nuk e miraton ngritjen e komisionit hetimor. Kjo është e drejta juaj, e diskutoni brenda grupit, midis gupeve. Pas debatit do të votoni. Si do të vendosni?! Jeni ju që do të vendosni. Problemi i tretë është që pasi ngrihet komisioni hetimor, pasi bën hetimin, sjell një raport në Kuvend, Kuvendit i jepet 20 ditë kohë për të reflektuar për këtë raport, i cili do të jetë në përfundim të këtij debati, të kësaj seance. Ju do të votoni. Ai votim është përfundimtar për Kuvendin dhe këtu Kuvendi mbaron punën e tij, por kjo nuk do të thotë se është shkarkuar Presidenti, është Gjykata Kushtetuese, e cila shprehet për këtë vendim që ka marrë Kuvendi.

Rudina Hajdari – Dakord, zoti Kryetar. Unë e kuptoj pikëpamjen tuaj, që këto janë nga ana procedurale dhe duhet të marrin një vendim. Nga ana tjetër, jemi edhe në kushtet kur nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, gjë që e bën situatën akoma më të vështirë, sepse si mund ta vazhdojmë një procedurë, nëse nuk e dimë tamam se kur do të ngrihet Gjykata Kushtetuese, e cila merr vendim mbi këtë çështje. Pra, duke qenë në kushte jonormale, situata bëhet më e vështirë për të marrë një vendim të prerë. Siç e thatë edhe ju, nismëtari mund ta reflektojë këtë nismë.



10 Comments

  1. Eshte me interes te zbulohet motivi i sjelljes se Rudina Hajdarit. Kjo po behet me socialiste se vete socialistet.

  2. Ja pra arsyeja e votimit te piste !!!Nje tufe plehrash qe kane marre ate qe nuk u takon bashke me plehrat e lidhura me bandat,bashkojne votat dhe e kuptojne se jane nga e njejta familje,kazanet e plehrave !!!!

  3. Pra pre nje karrige dhe rroge lloji jot eshte gati te shitet. Funderrine e paimagjinueshme dhe pafytyresia duket sheshit se je aq budallaqe sa e pranon vete.

  4. Znj. Hajdari me pelqen rebelimi juaj, por nuk je e pjekur mjaftushem per te luajtur kete rol qe po luan. Politikanet shqiptar jane bira kurvash, e ju duhej qe te mos binit viktime e ketyre te pafytere. Ne kete pozicion mjeran qe je politikisht e ke te sigurte, qe ske te ardhme ne kete politiken tone te ndyre. O terhiqu nga politika ose beje kamikazin ne sherbim te demokracise.

  5. Moj biba e Noc faqeziut ne te niofim shum mir se qar karice je ti moje leck materniteti , keshtu ka qen dhe babai juaj mos guxo te thuash se jam e bija e Azem Hajdarit se edhe ai kaq qen me gomar se ti , per aq sa ka jetuar kurr s ka pas shtyll kurrizore as ne politik as ne shoqeri as ne familje prandaj ik tutje se je zero me gjufk si nga trupi dhe nga mendja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *