• |
ide | kryesore

Skandali/ Publikohet biseda e përgjuar e Zaev kundër Thaçit dhe Vuçiçit (audio)

Kryesore, Lajme

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev u detyrua të dilte në një konferencë mesditën e sotme pas publikimit në youtube të një telefonate të regjistruar me dy komedianë rusë që ishin prezantuar si ish-Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko dhe sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Komedianët rusë Vladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolarov flasin për një orë me Zaevin i cili nuk ngurron “të zbarzë thesin” për atë që po ndodh në rajonin e Ballkanit.

Regjistrimet audio janë bërë në gusht të vitit 2018 dhe janar e prill të vitit 2019, dhe i kanë publikuar në kanalin e tyre në YouTube. Bisedat janë në lidhje me disa tema: Situata në Maqedoni para referendumit për emrin, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ndikimit rus në vend dhe autoqefalja e KOM-it, për të cilat Poroshenko i rremë e bind Zaevin që mund të fitohet nëse i paguhen 100 mijë euro Patriarkut Bartolomej. Për këtë pjesë, Zaevi tha se ishte e montuar dhe jo-autentik, edhe pse ai nuk e shpjegoi kontekstin.

Résultat de recherche d'images pour "zoran zaev Vladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolarov"
Komedianët rusë Vladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolarov

“Sillem ashtu si ndjehem. Personalisht me mjete të mia nga familja ime, ndërmarrje personale ose të familjes sime, kam ndihmuar shumë shpesh me shuma serioze të parave, materiale, në të shumtën e rasteve me tulla. Kur ju ndodhë një bisedë e këtillë ju tregoni se nuk keni problem të ndihmoni diku nëse duhet të ndihmohet” – theksoi Zaev.

Kryeministri pohon se janë respektuar protokollet diplomatike, por kujtoi edhe se kontraktimin e bisedave me vendet që janë të afërta i bëjnë drejtpërdrejt kabinetet. Jo rrallë ndodhë sipas tij që funksionarët të komunikojnë edhe drejtpërdrejt. Gjatë komunikimit të drejtpërdrejt, këshilltarët e Zaevit marrin shënime.

Poroshenko dhe Stoltenbergu i vërtetë deri tani nuk kanë reaguar. Zaev tha se nëse ka nevojë do të kërkojë ndjesë. Qëndrimi i tij është se bisedat e regjistruara nuk janë të porositura nga dikush nga Maqedonia, por se ai personalisht është shënjestër e diskreditimit politik dhe ky është një tentim për të dëmtuar interesat strategjik për anëtarësim në NATO. Ai përkujtoi se pjesë e kësaj loje kanë qenë edhe Makroni, Stoltenbergu, Erdogani dhe Elton Xhon.

BISEDA E ZBARDHUR NE SHQIP:

Zaev: Alo

Poroshenko (i rremë): Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj

Zaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni?

Poroshenko (i rremë): Po unë jam, shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni…

Zaev: Po e mirë, është verë si është koha në Ukrainë?

(Më tej gjatë bisedës “Poroshenko i rremë” e përgëzon për marrëveshjen me Greqinë, firmosjen e të cilës Zaev e konsideron si mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë)

Zaev: Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkel është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare.

Unë dua që t’ju vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi patu gjysmë orë bisede telefonike për këtë çështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën.

Unë jam shumë i shqetësuar se këto lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithçka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informuar edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do ti shkarkojë një dëm të madh Ballkanit.

Poroshenko (i rremë): Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim?

Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës ti jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë ti jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra.

Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë”. ©LAPSI.al

21 Comments

  1. Kjo është një dëshmi e leximit nga të gjithë, unë jam këtu për të lejuar të gjithë botën të dijë për një njeri që shpëtoi marrëdhënien time dhe ky njeri i madh quhet Dr. IZOYA. Në të vërtetë ai bëri një punë të madhe për mua duke e kthyer ish-dashurën time që më lanë dhe premtoi se kurrë më nuk do të kthehej përsëri tek unë. Me këtë, kam arritur të kuptoj se dhënia e detajeve të Dr. IZOYA për botën do të bëjë shumë të mira për ata që kanë shkatërruar shtëpi apo marrëdhënie për të që t’ju ndihmojë të rregulloni atë marrëdhënie të thyeshme ose martesën tuaj. Mund ta arrini tek adresa e tij e postës elektronike: [email protected]. Merrni kontakt me të dhe shikoni se si problemi juaj do të zgjidhet brenda 24 orëve. Ai gjithashtu specializohet në çështjet e mëposhtme …
    (1) Ju doni ish tuaj prapa.
    (2) Dua të promovohesh në zyrën tënde.
    (3) Doni që burrat / gratë t’ju ndjekin.
    (4) Ju dëshironi një fëmijë.
    (5) Ju jeni sipërmarrës dhe dëshironi të fitoni kontrata
    (6) Dëshironi që burri juaj të jetë i juaji përgjithmonë
    (7) Ju keni nevojë për ndihmë shpirtërore.
    (8) Ju keni qenë të scammed dhe doni të shërohen paratë e humbur.
    (9) Ndaloni divorcin
    (10) Thirrja e riteve të parave
    (11) Fito zgjedhjet…

  2. Studimi dhe si do procedohej eshte perpiluar nga zyra e soros ne beograd. Studim qe e ka zyra e sros gjithashtu ne prishtine. Por cudi ttirana jo.

  3. Dylberistat mavi të turneve të natës pse po heshtni?! akoma si keni marrë direktivat kësaj rradhe?! Sa qelbësira paskësh pasur rilindja se kishim imagjinuar!!! Pasi shitët çdo gjë në Shqipëri po shisni dhe Kosovën!

    1. o gaz bardhi ca ke kuptuar ti nga kjo bised? apo thjesht hengre suflakin dhe shkruajte komentin sipas direktivave. ca ke kuptuar mor zotni? na thuaj icik ca kuptove. cfar u shit nga kosova? u shit deti i kosoves greqis, nafta e shqiperis serbis? injorant halabak manipulus.

    1. sa te ket njerez si ty, sorrostistet dhe rilindasit nuk kan per te ik nga pushteti. jeni ber si kamikaz taleban, thot xeni salehut me salehun, sorrosit, dhe gjith komentusit kebaba fillojn e shajn sorrosin qe nuk e kan iden kush eshte e cfar ka ber. per cfar i duhet shqiperia sorrosit? ma thoni pak ju te ndriturit. kush jan interesat e sorrosit ne shqiperi? perse mendoni ju se mbeshtet edi ramen sorrosi? cfar ka ber sorrosi ne shqiperi sipas teje qe perdor kete term? na e thuaj nqs e di, po sigurisht qe se di, shkruan nje koment shabllon sic te kan mesuar e udhezuar per nje suflake. Banal ti, banal argumenti. ta them un: sorrosi ka ndertuar dhjetra shkolla, ka ndihmuar kominitetin rom e shum shtresa te tjera ne nevoj. ka ndihmuar ne zhvillimin e pluralizmit dhe te nje shoqerie te hapur. sa me e hapur nje shoqeri aq edhe me e lir e me e zhvilluar. ka luftuar diktator te llojit putin, orban, gruevski e shum te tille antishqiptar. nuk ka asnje interes te ngusht ekonomik apo politik ne shqiperi. per shqiperin thjesht ka qen bamires, ka dhen lek nga te tijat pa marr asgje mbrapsh. nderkohe qe ky ka dhen lek nga te vetat, keta qe e shajn (Salehu me like floririn), kan marr lek nga te sorrosit, te gjith (si tha like floriri, mua me ka ndihmuar po prap eshte bythqir se eshte shok i rames). Luli ka studjuar me burs nga sorrosi. te gjith pra keta politikan zagara e horra kan marr lek nga ai, dhe nderkoh qe ai ka dhen nga leket e veta shqiperis, keta horra politikan qe e shajn vetem e kan vjedhur, vrar e zhvatur kete vend, dhe tipa si puna jote jan bashkepuntor ne krimet qe politikanet tane i kan bere kombit (jo vetem shqiperis).

  4. Sigurisht që është nje veprim i pakujdessshëm i kryeministrit maqedonas, që e ka ngrënë këtë kurth të pandershëm.
    Nuk është e para herë që ndodhin në politikë të tilla gjëra,. Le të kujtojmë që para disa vitesh, një reng i tillë nga gazetarë ju bë edhe guvernatores së shtetit amerikan të Alaskës.
    Z.Zaev sigurisht do të mbajë përgjegjesitë e tij politike për këtë ngjarje, por për mendimin tim, gjykatat ndërkombëtare duhet të hetojnë e ndëshkojnë rreptë të tillë komedianë mashtrues.
    Është tjetër gjë që institucionet e sigurisë e drejtësisë të përgjojnë politikanë të dyshuar për lidhje me krimin apo banda kriminale, e krejtë tjetër që të tillë “shakaxhij” të mashtrojnë personalitete politike e shtetërore.

  5. Me sa duket kjo zberthen plotesisht idene e krijuar se Rama eshte nje nacionalist i thekur dhe nxjerr lakuriq arsyen e “kerkeses” drejtuar Vuçiç ne konferencen e perbashket te shtypit ne Beograd.

  6. Pyetje nje milion dollareshe: Pse Alfred Peza ben cmos per t’iu mbushur mendjen shqiptareve se eshte kokrra e idiotit dhe se faantazia e tij eshte ajo e nje femije 2 vjecar?

  7. nuk ka then ndonje gje te papare. te verteten ka then. nuk ka shar as thacin e as vicicin, thejsht ka then ate qe ata po mundohen te bejn.

  8. UNE JAME POPULL DHE NE KETE PORTUAL KAME THEN E STERTHEN NE TE PAKET 1000 HERE POR UNE HABITEM ME JU GAZETARET ANALISTET POLITIKANET DHKRIMTARET PUPLICISTET INTELEKTUALET CFARE BENI NUK I KUPTONI APO BENI SIKUR SIKUPTONI KETA MASKARENJE UNE E KAME PERSERITUR KETU NE KETE PORTUAL KRYEGUZHINJERI I KESAJ GJELLE ESHTE EDI RAMA DHE NE FUND DO TI BEJNE PRESION ISTITUCIONEVE NDERKOMTARE O NE NE PUSHTET O BALLKANI NE LUFTE KJO DO JETE LEVIZJA E FUNDIT E TYRE NUK JAME I SIGURT SA DO JU HECI KJO LOJE POR KANE PERPARUAR SHUME ME LARGIMIN E MERKEL NUK DIHET CFARE NDODHE ME MAKRON SLLAVIN NDOSHTA SHANCI I KEQ I SHQIPTARVE FRANC RUSI ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,EDI,VUCICI,THACI,BOSHNJAKU, VETEM DY VETA SOTPERSOT JANE NE BALLKAN HARADINAO DHE ZAEV BASHA POR ESHTE NE OPOZIT DHE NUK I DIHET SIPERFUNDON, ME BATON HAXHIN,ATE 14-VJEC DHENDERR DHE SOROLLUPIN E GATUAR NE SHQIPERI PER ASNJE ANALIST,OPINJONIST APO INTELEKTUAL ME SHUME SE TY BUSHAT DHE ATE FEZIUN ATE TE KLANIT ATE TE OPINJONIT ATE QE ME DUKET QE VJEN NGA SHTRESA E TE PRESEKUTUARVE MOS TE HARROJ PRAP KETA DO TA PRESEKUTOJNE KETU DO JEMI ME THIRRE NJE TE UDB-SI AI MASKARAJ BATON MILLOSHEVIC A SI E KA MBIEMRIN …………………

  9. Luhen interesa te medha kriminale nderkombtare patjeter . Kontrabande dhe droge me nje dalje ne europe nga veriu i kosoves. Dhe pastrim parash patjeter. Prandaj dhe sorosin multi miliarder e kemi ne bosnjen qe nuk e njeh kosoven ne serbi qe nuk e njeh kosoven . Ne prishtine dhe tirane. Jane interesa klanesh mafioze. Tani ketyre nuk i duhet me as rama as thaci sepse u dogjen. Kush vjen pas tyre ??!! Nuk e dime. Une keshtu e kuptoj. Mafje……

  10. Historikisht e majta e ka shit vendin ne Rusi dhe Serbi ne se jeni burra ju byth palaret dhe byth qiret e majt hapni arkiven tone dhe ne Britani, Rome, Vatikan ose Paris dhe shifeni o plera se kush e ka shit detin, naften, pasurit minerale, dhe gjithcka qe kan dasht RUSO SERBET, dhe pastaj flasim .

  11. duhet te merren me kujdes, dhe intelegjence deklaratat e Zaevit, dhe cdo fqinj tjeter jo-shqiptar… Qe nga kur ky(zaev) brengoset per shqiptaret ?? apo ka ndonje hall te shetit te vet qe eshte tersisht artificiel……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu