• |
ide | kryesore

SPAK/ Prokurori nuk paraqitet për të dhënë intervistën në KLP, arsyeja

Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur dje procesin e intervistimit të kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme (SPAK) me 4 emrat e parë.

Por sot KLP do të intervistonte prokurorin Behar Dibra, i cili nuk është paraqitur për të zhvilluar intervistën në kuadër të krijimit të SPAK. Dibra ka dërguar pranë KLP-së edhe një letër me arsyet e mos paraqitjes, që sipas tij është i angazhuar me një proces gjyqësor.

Ai ka kërkuar nga KLP që t’i caktohet një datë tjetër për të dhënë intervistën për vlerësimin e tij për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.
Në orën 10.00 pranë KLP-së pritet të paraqitet prokurori Besim Hajdarmataj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *