• |
ide | kryesore

Tentuan të fluturonin nga Rinasi me viza false, në pranga dy shtetas turq

Lajme, Të fundit



Gjatë kontrollove të ushtruara, forcat policore kanë zbuluar vizat false të dy turqve, S.S. 39 vjeç dhe H.C. 41 vjeç, që janë arrestuar për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në kuadër të luftës për të parandaluar kalimin e kufirit me qëllim kërkimin e azilit në vendet e Bashkimit Evropian, Policia ka shpërndarë në njoftimin për shtyp të gjitha aksionet e ndërmarra në këtë drejtim në harkun kohor të 6 muajve të fundit.

“Gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti nga Policia Kufitare e Rinasit janë proceduar dhe arrestuar 457 shtetas shqiptarë dhe të huaj për vepra të ndryshme penale, konkretisht: “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kontrabanda” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave e sendeve me vlerë”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Gjithashtu po në vijim të masave për të parandaluar kalimin e kufirit me qëllim azil kërkimin nga Policia Kufitare e Rinasit janë refuzuar në dalje 1.157 shtetas, të cilët nuk plotësonin kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen.

Nuk është lejuar hyrja në territorin e R.SH për 60 shtetas me shtetësi të ndryshme. Janë kapur nga Policia Kufitare në Rinas në tentativë për të dalë jashtë vendit apo për të hyrë në Shqipëri me dokumente të falsifikuara 73 persona në kërkim.

Gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ka pasur një fluks pasagjerësh prej 1.510.646 udhëtarësh dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, ku ka një rritje të numrit të pasagjereve me 141.559 pasagjerë më shumë.

Janë sekuestruar vlera monetare të padeklaruara, në total 276.200 valutë në dollarë, euro etj. Gjithashtu po gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 4 raste të viktimave të mundshme të trafikimit për qëllime të shfrytëzimit të prostitucionit, të cilat i janë kaluar menjëherë për ndjekje Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.”- shkruhet në njoftimin e Policisë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *