• |
ide | kryesore

Vijojnë lëkundjet e tokës, epiqendra në jug të vendit

Lajme, Të fundit



Lëkundje tërmeti janë ndjerë rreth orës 10:30 të ditës së sotme në qytetin e Tepelenës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Krahes, me magnitudë 3.4 ballë dhe thellësi 12 km.

Javët e fundit, një nga qytetet e vendit që është prekur dhe dëmtuar më së shumti nga tërmetet ka qenë fshati Floq në Korçë, ku janë shkaktuar dëmtime serioze të dhjetra banesave.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *