• |
ide | kryesore

30 qershori/ Kryemadhi takim me ambasadoren e OSBE/ODHIR

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, po zhvillon një takim me shefen e grupit të vëzhguesve të OSBE/ODHIR, Audrey Glover.

Mësohet se në këtë takim, Kryemadhi do t’i paraqesë ambasadores një dosje të plotë me dokumentin e atyre që i cilëson si “shkeljet e kushtetutës dhe të ligjit zgjedhor në votimet moniste nga qeveria më 30 qershor”.

Ndërkaq, ditën e djeshme Glover pati një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë blu. Takimi u mbajt një ditë pas protestës së 10 në radhë në rang kombëtar të opozitës së bashkuar joparlamentare. Temë kryesore e tryezës së bisedimeve ishin zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Raporti i plotë i OSBE-ODIHR për lokalet në Shqipëri pritet të publikohet pas 3 muajsh.

 



2 Comments

  1. Ca zgjedhjesh do diskutojn keto.
    A tha basha qe nuk ka zgjedhje ne 30 qershor. Un ate besoj, se ai po tha qe s’ka….

  2. Po ju te opozites pse ju djeg miza ,perderisa per ju nuk kishte zgjedhje me 30 qershor, atehere ça mutin doni qe beni llam llam…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *