• |
ide | kryesore

5 aksesorët e plazhit më të kërkuar në Shqipëri për 2019

Arkiva, Stil



Si çdo verë shqiptarët mendjen e kanë kryesisht te plazhi. Pavarësisht intesitetit politik këtë verë sërish fluksi i shqiptarëve për të blerë aksesorët e plazhit nuk ka ndaluar.

Për këtë morëm të dhëna nga faqja më e madhe e shitjeve online në Shqipëri, www.aladini.al për aksesorët më të kërkuar.

Siç duket këtë vit ka një risi sepse në 5 aksesorët për herë të parë është futur edhe Libri.

Aksesori më i kërkuar:

Qartësisht të kuptueshme për kërkesën e lartë janë janë kremërat e plazhit. Ku çdo vit duket rritje e tendencës për kremëra më të forta mbrojtës dhe ulje e tendencës për nxirje.

Vendi i dytë:

Janë komardaret dhe varkat e plazhit, ku këtë vit sipas aladini.altendenca shkon drejt komardareve ekstravagante me forma të çuditshme, si akullore, por gjithashtu vihet re edhe një tendencëdrejt varkave në formë kanoe të cilat tashmë mund të jenë të aksesueshme nga secili prej nesh. Sipas tyre vitin e kaluar për këto varka kanë bërë shumë përpjekje për shitje sepse ishin në trendin botëror por nuk pati sukses, kurse këtë vit kërkesa ka filluar vetë pa filluar promocionet dhe përpjekjet për shitje nga kompania. Siç duket, edhe tek komardaret tendenca te ne vjen pak me vonesë.

Vendi i tretë:

Janë pishinat e mëdha për oborin e shtëpive. Këtë vit është rritur kërkesa për përmasa më të mëdha pishinash se vitin e kaluar.

Vendi i katërt:

Aksesori i katërt më i kërkuar është çadra e kampingut por jo vetëm, gjithë aksesorët e kampingut kanë një rritje të kërkesës këtë vit. Siç duket tashmë në Shqipëri ka filluar tendenca për të bërë pushime me çadra kampingu sepse sipas www.aladini.alçdo vit rritet shitja e çadrave të kampingut.

Vendi i pestë:

Dhe aksesori i 5 janë librat për verën. Këtë vit www.aladini.al vazhdon të krijojë në bashkëpunim me bukinist.al listën e rekomandimeve të verës dhe për çudi trendi duket shumë më i madh se vitet e kaluara. Këtë vit shumë shqiptarë mbase po ndjehen të lodhur nga politika dhe kanë zgjedhur me pushime të shkëputen plotësisht nga realiteti që po lenë duke iu drejtuar librave. (artikull promocional)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *