• |
ide | kryesore

Ancelotti, çfarë goditje Icardi: “Nuk do e ndërroja kurrë me Insigne. Numri 10 për James? Vetëm të vijë”

Sport



Nuk merret me premtime, por sidoqoftë është aq i aftë sa të mbajë lart moralin e tifozëve. Carlo Ancelotti është gati për një tjetër vit në pankinën e Napoli e në Dimaro, ku të kaltrit janë grumbulluar ka folur për merkaton, pika delikate për tifozët napoletanë që e kanë kontestuar gjithnjë. Tratativa për të veshur me të kaltër James Rodriguez është ajo që entuziazmon tifozët, por që duhet të përballet edhe me një situatë…cështje numri: “Unë shpresoj të vijë, e njoh mirë dhe e di se mund të luajë në të gjitha pozicionet e mesfushës. Eshtë i adaptueshëm, pozicionimi i tij nuk është problem. Numri 10? E rëndësishme është të veshë fanellën e kaltër, numri nuk ka rëndësi. Na duhet kohë e durim”.

Edhe në sulm Napoli mund të bëjë dicka që tifozët të ëndërrojnë, por mes emrave që qarkullojnë janë Lozano e Icardi: “Nuk do ta bëjë kurrë ndërrimin Insigne-Icardi – ka shpjeguar Ancelotti -. Lorenzo është kapiteni i Napoli e jemi të gjithë të lumtur që është me ne. Icardi e Lozano, janë dy lojtarë të ndryshëm: një është finalizues, qendërsulmues; tjetri është më modern e mund të luajë në të gjitha pozicionet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *