• |
ide | kryesore

Bookmaker të sigurtë: Solskjaer, i pari trajner që do shkarkohet në Premier League

Sport



Sipas asaj që zbulon gazeta spanjolle As, portali i basteve irlandeze Star Spreads ka analizuar sezonin e ardhshëm të Premier League deri në detaje, duke arritur në konkluzionin se Ole Gunnar Solakjer mund të jetë i pari trajner i shkarkuar në Angli. Kampionati do të fillojë në 9 gusht e bookmaker kanë ekzaminuar dhe analizuar në detaje tendencat e precedentët e viteve të kaluar për të kuptuar cilat lëvizje në pankinë mund të verifikohen gjatë sezonit 2019-2020.

Sipas rezultateve të analizave muaji më i mundshëm për tu shkarkuar do të jetë nëntori (21%) e se Solskjaer ka një mundësi prej 46% të braktisë pankinën e Old Trafford parakohe. Motivet? Problemet e klubit në vitet e fundit e një fushatë blerjesh e pamjaftueshme. E ndjekin në këtë klasifikim të cuditshëm, Hogdson (Crystal Palace, 40%), Smith (Aston Villa, 38%), Wilder (Sheffield United, 36%), Farke (Norwich City, 34%) e Potter (Brighton, 24%).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *