• |
ide | kryesore

Champions/ “Ia dalim atje”: Jasir Asani karikon Partizanin

Sport



Euforia është legjitime, sidomos pas një barazimi kundër një rivali të frikshëm si Qarabag. Në fjalët e Jasir Asanit, në qendër të zërave të merkatos pas një sezoni të jashtëzakonshëm me të kuqtë, ndihet kënaqësia për faktin se dolën kokëlartë nga stadiumi përballë tifozëve të shtëpisë: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Dhamë maksimumin dhe ia dolëm. Barazimi është sukses i madh. Nuk u panë diferenca mes skuadrave. Ndeshjen e kthimit do i’a dalim atje”.

Natyrisht pak më tepër kujdes, një gol i shënuar, do të kishte dhënë më shumë siguri në ndeshjen e kthimit në Baku dhe në analizën e numrit 10 evidentohen pikërisht mundësitë e humbura prej e tij e Çinarit: “Duhet të kemi më shumë përgjegjësi ne sulmuesit. Kemi pasur raste. Të kishte shënuar Çinari apo unë, ndeshja do ishte më ndryshe. Kujtoj edhe traversën dhe mendoj se nuk kishim fat. Shpresoj ta kemi në ndeshjen e kthimit”, përfundoi shqiptaro-maqedonasi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *