• |
ide | kryesore

Champions/ “Trashi e Hoxha 1/2 e skuadrës, duhet të luajmë si Interi i Mourinho”: ish-mbrojtësi tregon si e merr rezultatin Partizani

F1, Sport



Partizani pas pak orësh do të zbresë në fushë për debutimin në Champions kundër Qarabag, në raundin e parë të kompeticionit më të rëndësishëm kontinental. Të kuqtë duhet të bëjnë llogaritë me një situatë jo të mirë brenda dhomave të zhveshjes e me një kundërshtar me një buxhet shumë herë më të lartë. E megjithatë tek Partizani të gjithë vëmendjen e ka marrë cështja Trashi, me polivalentin që po shkon drejt pankinës. Gabim, për mendimin e ish-mbrojtësit, Shahin Berberi, që ka saktësuar se kjo tregon mungesë administrimi nga ana e teknikut Lerda dhe drejtuesve: “Lojtarë me probleme karakteriale, apo të rrambyer ka patur e do të ketë gjithnjë – shpjegoi shtatlarti -. Por duhet patur parasysh, se për ndeshje si këto, lojtarë si Trashi janë të domosdoshëm. Vetëm ai e Hoxha janë 1/2 e skuadrës, ndaj dhe nëse sic duket gjasat e nis nga pankina si penalizim, gjërat bëhen të vështira”.

Berberi, që kujton edhe golin e anulluar në sfidën e fundit të luajtur prej tij në Kupën Uefa, kundër rumunëve të Universitatea Craiova nga francezi Vutro, e ka të qartë si mund të merret rezultat kundër azerëve: “Kemi një problem mentaliteti – vazhdoi ish-mbrojtësi -, kur na jepen hapësira nga kundërshtari, mundohemi të bëjmë atë që nuk e bëjmë dot. Rezultati, pësojmë rregullisht dhe humbasim. Por nëse mbrohemi mirë, qoftë edhe për 0-0 në ndeshjen e parë, në të dytën një gol i Partizanit e komplikon punën për Qarabag. Vetëm me mbrojtje të fortë mund të marrim rezultat, si bëri Interi i tripletës me Mourinho. Të kuqtë kanë gabuar me largimin e Atanda e Rexhepit, lëvizjet duhet ti bënin pas Kupës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *