• |
ide | kryesore

CONMEBOL tjetër “padrejtësi” Messi: jashtë formacionit ideal të Kupa e Amerikës

Sport



E ka përfunduar Kupën e Amerikës me një karton të kuq e shumë polemika. Ngushëllim i vakët vendi i tretë i arritur nga Argjentina e tij. Lionel Messi ishte protagonist, në negativ, i kompeticionit. Pak driblime, asnjë veprim deciziv e shumë ankesa kunddrejt arbitrave e CONMEBOL, me të cilin ka nisur një betejë të vërtetë.

Sikur të mos mjaftonte, edhe pse mund të ishte e parashikueshme, me turneun të përfunduar, vjen një tjetr goditje nga ana e organizatorëve që kanë përcaktuar, me një staf teknikësh, skuadrën ideale të turneut. Ashtu si tregon profili zyrtar në Twitter i Kupës së Amerikës 2019, në fakt, CONMEBOL ka përzgjedhur 11 lojtarët më të mirë. Nuk është Messi dhe është vetëm një argjentinas, Paredes. Dominojnë natyrisht brazilianët me pesë lojtarë: Alisson, Dani Alves, Thiago Silva, Arthur ed Everton. Kompletojnë skuadrën Gimenez e Trauco në mbrojtje, Vidal në mesfushë dhe James Rodriguez e Guerrero në sulm.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *