• |
ide | kryesore

FOTO/ Tirana prezanton Dungën në ditën e grumbullimit: kontratë dy vjeçare për kenianin

F1, Sport



Tirana mund ta konsiderojë të mbyllur cështjen e sulmit e mesfushës dhe është futur e gjitha në punë për përforcimin e mbrojtjes, për ti garantuar teknikut Ardian Mema një organikë në gjendje të luftojë për objektivë të rëndësishëm. Pikërisht në ditën e grumbullimit, bardheblutë i kanë bërë gjërat si duhet, duke prezantuar edhe sulmuesin e dytë që do ti bashkohet Micheal Ngo’o në vijën e parë të sulmit: bëhet fjalë për Ismael Dunga.

Akordi i lojtarit kenian me kryeqytetasit ishte lajmëruar, por vetëm tani Tirana ka zyrtarizuar transferimin e autorit të 10 golave në sezonin e kaluar me Luftëtarin. Sulmuesi ishte kërkuar edhe nga Kukësi, si zëvendësues për Reginaldo, por sic duket 24 herë kampionët nuk e kanë humbur joshjen e fanellës në Superiore. Jamin e ka konfirmuar vetë klubi në faqen zyrtare në rrjetet sociale…

KOMUNIKATA E KLUBIT

✍️ Ismael Dunga eshte zyrtarisht bardheblu. Sulmuesi 26-vjecar ka firmosur kontraten qe e ben pjese te Tiranes per dy vitet e ardhshme.

➡️ Dunga ka perfunduar kontraten me klubin e Luftetarit dhe ka zyrtarizuar sot marreveshjen bardheblu. Futbollisti nga Kenia, autori i 10 golave ne sezonin e fundit me Luftetarin, vjen si nje perforcim me vlera per sulmin e Tiranes.

#welcomeDunga



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *