• |
ide | kryesore

Hazard është mbipeshë, AS modifikon foton: fytyrën e belgut e vendos … mbi trupin e Benzema!

Sport



“Shih Madridin e pastaj… shëndoshesh”. Sipas asaj që lexohet në rrjetet sociale, tifozët e Blancos kanë vënë re që gjendja fizike e blerjes së re Eden Hazard nuk është tamam ajo më e mira. Edhe e kuptueshme me Hazard që ka dashur të festojë me mënyrën e duhur realizimin e ëndërrës për të luajtur me Real Madrid. Vetëm se zgjidhje ka gjithnjë, mjafton ta kërkosh.

Në fotot ‘live’, ato në të cilat belgu vesh uniformën e stërvitjes, vihet re një Hazard pak i fryrë, por në teori, nuk është asgjë për tu shqetësuar. Shumë lojtarë, gjatë verës lëshohen pak, por profesionistët, kur rinisin stërvitjen rekuperojnë formën në kohë rekord. Për Hazard ka qenë gjithnjë kështu, aq sa anglezët e quanin “dad-body”, për një që nuk është ideali i të palestruarit. Tifozët nuk kanë bërë zhurmë për pak kilogramë më shumë, por për manovrën e medias spanjolle, që … fshehën provat me një tentativë pa sukses. Shtypi në fakt ka publikuar fotot e modifikuara të sulmuesit, por që janë zbuluar nga sytë e kujdesshëm të tifozëve.

Në kopertinën e As, dallohet një Eden Hazard në formë të shkëlqyer me elektrodat mjekësore të vendosura në trup. Sigurisht gjatë vizitave mjekësore. Duhet të jetë ai, ka edhe tatuazhin në krah. Por jo. Tatuazhi është riprodhuar me një editor imazhi mbi krahun e … Karim Benzema. Në Tëitter qarkullon një foto e francezit në pozim identik, me të njëjtat parregullsi. Pra, është e qartë se ai trup është i francezit dhe fytyra e Eden Hazard që e kanë vendosur sipër. E komentet nuk kanë vonuar: “Kemi paguar 100 milionë për një Hazard trashaluq?”. Kështu, sepse kilogramët e tepërt në Madrid janë gjithnjë argument polemikash!




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *