• |
ide | kryesore

Ish-kryenegociatorja e Kosovës deklaratë të fortë ndaj Mogherini-t: U fut në aventura që…

Lajme, Të fundit



Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, njëherësh ish-kryenegociatore në bisedimet me Serbinë, ka bërë një deklaratë të fortë kundrejt Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në këndvështrimin e Tahirit, kryediplomatja e BE-së ka shkelur parimet evropiane, “duke hyrë në aventura, të cilat do të mundë të sillnin luftë në Ballkan”.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës ka zhvilluar disa takime në Bruksel me Mogherini-n, ku ka patur raste për të krijuar përshtypje të ndryshme për punën pesëvjeçare të kryediplomates evropiane.

Nga përvoja ime që kam pasur me zonjën Mogherini, deri para një viti ajo ka qenë në mbrojtje të parimeve evropiane në Ballkan e të cilat kanë qenë që gjashtë vendet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Kosovën, të bëhen anëtare të BE-së. Mirëpo se çfarë ndodhi në vitin e fundit dhe pse ajo shkeli parimet evropiane e doli në disa aventura, të cilat do të mundë të sillnin luftë në Ballkan, këtë nuk e di”, është shprehur Tahiri për gazetën “Zëri”.

Pasardhësi i Mogherinit, pritet të jetë kryediplomati spanjoll, Josep Borrell, që do të përfaqësojë Unionin në arenën ndërkombëtare dhe në raport me palët e treta.

 

 



3 Comments

  1. Edita do t’i kishte te gjitha kredencialet, nese nuk do kishte negociuar marreveshjen e demshme dhe te deshtuar te Zajednices. Mire ben qe flet per kurverine e ciftit Rama-Thaci, por pas atij deshtimi, nuk duhet ta kishte gojen kaq te lire.

  2. @ neri mire ja ben kesaj komunistes.
    Keshtu mender ja Ka dhi edhe Alban dudushit dhe Alfred pezes ne Open.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *