• |
ide | kryesore

Ish-Presidenti parashikon radikalizim të aksionit opozitar: Kemi hyrë në fazën e betejës finale

Lajme, Të fundit

Ish-presidenti Bujar Nishani ka parashikuar radikalizimin e aksionit politik të opozitës së bashkuar joparlamentare, duke u shprehur se tashmë ka nisur faza e betejës finale e përballjes me “regjimin monopartiak”.

Në një intervistë në emisionin televiziv “Top Talk”, Nishani tha se qëllimi i opozitës nuk ka dështuar, për arsye se aksioni i saj nuk ka përfunduar. “Opozita në gjykimin tim ka hyrë në fazën e betejës finale. Përderisa nuk kemi një proces të përfunduar, nuk mund të themi që dështoi qëllimi i opozitës. Mendoj se do të ketë një radikalizmim akoma më të madh politik të këtij procesi; të përballjes së qytetarëve me këtë që është tashmë është instaluar si regjim monopartiak.”- u shpreh Nishani.

I pyetur nëse vendimi për djegien e mandateve dhe braktisjen e punimeve të Kuvendit, e ka dëmtuar Partinë Demokratike, ish-ministri i Mbrojtjes u përgjigj: “Nuk jap një definicion përfundimtar sepse do jetë e ardhmja ajo që do vërtetë nëse PD është dëmtuar, por institucionet formalisht kanë rënë në Shqipëri…E vetmja gjë që i ka mbetur opozitës është rruga dhe ajo ka dalë në rrugë. Nuk është mirë që opozita të jetë në rrugë. Në një sistem normal opozita duhet të jetë brenda institucioneve dhe fakti që ato janë zhbërë dhe për opozitën nuk ka hapësirë.”

Sipas Nishanit, reagimi qytetar do të tejkalojë edhe menaxhimin politik apo procedural, që opozita mund t’u bëjë qytetarëve. “Janë akumuluar aq shumë problematika, që po bëhen shumë agresive. Bëhet fjalë për çështje sociale dhe ekonomike, që opozita nuk mund t’i menaxhojë dot. 85% e qytetarëve shqiptarë nuk janë me këtë qeveri, që do të thotë se 15% nuk mund të sundojë më.”- tha ish-deputeti i PD-së.

 

12 Comments

  1. O kapter jari ligji I zgjedhjeve nuk e parashikon qe pjesmarja me 23% te votuesve nuk jane te ligjshem kryetaret e zgjedhur,ti u bere president me 50%+1 te deputeteve dhe Ti perfaqesove vetem ate parti qe te zgjodhi o jari

    1. Me nje fjale per ty Toger i Paemer, zgjedhjet ishin normale dhe jeta politike, institucionale dhe ekonomike ne Shqiperi jane normale? Si mund te jete njeriu kaq militant qorr? Lere se mbase e gjej vete: fajin e ka Saliu apo jo?

      1. Al,kush e ka fajin pra qe jeta politike nuk eshte normale,vete u vetvra opozita,le te hynte ne zgjedhje dhe le te fitonte meqe na e nxjerrin tani me matematiken e Bashes qe i dashkan 85%!!!

      2. smund te presesh normalitet nga njerez anormal. te duket normale ty qe njeri qe eshte kap me bllok ne dore ne vend te ishte ne burg, eshte president? te duket normale ty qe njeri qe eshte kap duke vrar e duke vjedh, ne vend qe te ishte ne burg vazhdon akoma verdall duke kercenuar te tjeret me djegie, vrasje, dhun e destabilizim? te duket normale qe dy familje kan zaptuar opoziten dhe per interesa te ngushta personale e shkatarruan ate?

  2. shi shi. prandaj i paska heq mustaqet celoja. o kapter, a te kujtohet kur firmose me ate grupin e oficerave te shkolles se bashkuar, duke u dhen ultimatum ramiz alise dhe studentave qe te vinin prap ne vend bustin e enverit se ne te kundert ti dhe shoket e tu kaptera do benit sheshin skenderbej gjak, me gjak studenti? eh si ndryshojn kohet.

  3. Mos iu duket cudi qe kapterr Jarin ta degjoni duke kenduar Intrnacionalen:
    Eshte lufta finale
    Vendimtare mbi dhe
    Inernacionale
    Do te jete bota e re.

  4. Mos iu duket cudi qe kapterr Jarin ta degjoni duke kenduar Intrnacionalen:
    Eshte lufta finale
    Vendimtare mbi dhe
    Inernacionale
    Do te jete bota e re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu