• |
ide | kryesore

Kërkohet shkarkimi në KPA, Zaganjori: Ndonjëherë kalohen caqet, bëra më të mirën time!

Lajme, Të fundit



Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, është paraqitur sot për seancën e dytë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), pas vendimit të Komisionerit Publik për të apeluar vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) për kalimin e procesit të vetting-ut.

Në një deklaratë për mediat, Zaganjori u shpreh se ai është treguar bashkëpunues dhe ka bërë të pamundurën për të gjetur dokumentet e kërkuara nga KPK-ja. Zaganjori tha se në seancën që nisi në orën 09:30, “argumentat sillen në të njëjtat pyetje dhe përgjigje”, ndërkohë që trupa gjyqësore është tërhequr për të shqyrtuar 10 dokumentet e reja që ai ka dorëzuar. “Unë përpiqem që të bëj më të mirën, ndonjëherë kalohen edhe caqet, sa do të merren parasysh kjo varet nga trupa gjyqësore”, tha më tej Zaganjori.

Me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), Komisioneri Publik apeloi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që konfirmoi në detyrë Zaganjorin.

Zaganjori u konfirmua në detyrë në korrik të 2018-ës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), por vendimi është kundërshtuar në KPA. Sipas Komisionerit Publik, Zaganjori nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Në seancën e 25 qershorit në KPA, Zaganjori kërkoi kohë që të shqyrtonte provat e reja të paraqitura nga Komisioneri Publik.

Çfarë ndodhi në seancën e sotme:

Komisioneri Publik: Seancën e shkuar e mbyllëm për t’i dhënë një kopje aktesh, komisionerit publik të sjella nga Zaganjori. Shkaqet e ankimimit që kanë të bëjnë me interpretimin e aneksit Kushtetues nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë.

4 pasuritë me adresa rruga “Ded Gjonluli”, nga verifikimi i provave të dorëzuara nga subjekti thuhet se kontrata e shitjes në vitin 2001 është akt formal.

Pretendohet nga tatimet se qiraja është paguar nga zonja M/.H, por subjekti nuk ka sjellë asnjë provë të re për pagimin e tatimeve. Për sa i takon pjesës sa Zaganjorit pretendohet se qiraja është marrë në 1999. Komisioni i kthimit të pronave i ktheu familjes  një pjesë toke mbi të cilin është ndërtuar një godinë 4 katëshe dhe pse s’kishin dokument pronësie.

Zaganjori nuk sjell asnjë provë për të faktuar se si i ka sjellë paratë e fituara në Gjermani gjatë periudhës që ka qenë atje.

Zaganjori: Si të gjithë Shqiptarët në ato vite kam sjell paratë se në 1995 nuk funksiononte sistemi bankar ku mund të kryenin transaksione bankare.

 



7 Comments

  1. Ore a jemi ne terezi c’ja zgjatni ketij legeni b.lepires te cdo pushteti, ketij baroni te korrupsionit, ketij hajduti qe kaloi ne KPK me1000000$ te pajustifikuar. O vetting po e kaluat edhe kete krijese nga me te neveritshmet do t’ia nxirrni bojen komplet vetes dhe kush fshihet pas jush. Ky popull ka zagare padinjitet pafunde prandaj nuk ju nevojitet kjo facalete njeperdorimshe, na e zhdukni xhezair zagar zaganjorin.

  2. Nga gjykata e larte ka mbetur vetem kryetari, e ndonje gjykates te tjeret te gjithe te tjeret hajduta e pisa. Vetem per kete fakt ky kryetar do futur ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *