• |
ide | kryesore

Lady Gaga prezanton linjën e saj të re të make up-it (FOTO)

Paparazzi, Slider



Para disa kohësh u përfol për një lidhje me ish të dashurin e modeles Irina Shayk, e cila bëri një bujë shumë të madhe duke e çuar çiftin Irina Shayk dhe Bradley Cooper të ndahej edhe pse kishin një vajzë të vogël duke u bërë shkaku Lady Gaga.

Së shpejti këngëtarja do të hyjë në botën e biznesmenëve për të na prezantuar linjën e re të produkteve të bukurisë të quajtur “Haus Laboratories”, të cilat do të shiten në “Amazon” duke filluar nga shtatori. Ditën e djeshme, ajo ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit foto dhe video të ndryshme të linjës së re, që do të përmbajë buzëkuq me ngjyra të ndryshme, produkte për fytyrën dhe sytë, duke e shoqëruar edhe me një rrëfim prekës nga jeta e saj.

“Kur isha e re, asnjëherë nuk ndjehesha e bukur dhe kisha vështirësi të gjeja bukurinë e jashtme dhe të brendshme tek vetja. Më pas zbulova fuqinë e ‘make up-it’. Më kujtohet kur shikoja nënën time që vendoste ‘make up’ çdo mëngjes, për të nxjerrë në pah fytyrën e saj guximtare si një grua punëtore që ishte. Më pas unë fillova të eksperimentoja me ‘make up-in’ si një mënyrë për të bërë ëndrrat e mia realitet për të qenë po aq e fortë sa nëna ime”- ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *