• |
ide | kryesore

Manchester United ngre mur për Pogba e Lukaku: “Jemi United, nuk kemi nevojë të shesim”

Sport



Asnjë ofertë, aq më tepër zyrtare, ndërsa Manchester United ka ndërmend të ngrejë mur për kampionët e tij. Deklaratat mbi Paul Pogba e Romelo Lukaku të Ole Gunnar Solskjaer, duket se i shkojnë përballë të vërtetës, edhe pse mbetet fakt, i anashkaluar nga norvegjezi, se dy lojtarët kanë shprehur vullnetin për të ndryshuar fanellë. Në gjurmët e tyre janë Juventus, Real Madrid e Inter, të gatshëm ti shpejtojnë procedurat nëse shohin dirtën jeshile nga klubi anglez.

Por për momentin Djajtë e Kuq duken të vendosur të mos bëjnë kompromise dhe të vështirësojnë cdo operacion. Fjalët e Solskjaer nga grumbullimi i skuadrës në Australi janë bllokadë e pastër kunddrejt cdo të interesuari për shërbimet e francezit dhe belgut: “Ka patur shumë fjalë e spekulime për shumë nga lojtarët tanë, si në hyrje ashtu dhe në dalje. Por për aq sa di, deri tani nuk kemi marrë asnjë ofertë, as për Paul e as për të tjerët. Ai, si pjesa më e madhe e lojtarëve tanë ka një kontratë larg nga skadenca. E ne jemi Manchester United. Nuk kemi nevojë të shesim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *