• |
ide | kryesore

Moderatori shpërthen ndaj Meghan, ,’Kthehu në Amerikë’

Paparazzi, Slider



Piers Morgan njihet për kritikat e tij të shumta ndaj Dukeshës, Meghan Markle, sidomos kohët e fundit. Por në episodin e sotëm të “Good Morning Britain”, ai ka folur me tone tepër të ashpra ndaj saj.

Arsyeja? Teksa Meghan vendosi të shfaqej në Court 1 për të parë ndeshjen e Serena Williams, i kishte kërkuar sigurimit të saj t’i ndalonte njerëzit që të mos i bënin foto. Morgan e quajti këtë hipokrizi:

“Nëse shkon në Wimbledon me biletat e tua falas sepse je pjesë e familjes mbretërore, ulesh në vendin më të mirë pa asnjë arsye, merr dhe 2 shoqet e tua… epo je person publik. Nëse do të jesh njeri privat, ik kthehu në SHBA dhe jeto atje në mënyrë private.”

Kur bashkëmoderatorja Susanna Reid përkrahu vendimin e Markle dhe të Princ Harryt për privatësi, Morgan shpërtheu me kritika:

“Privat? Në Zonën Mbretërore në Wimbledon. Me kamerat e të gjithë botës që janë drejtuar nga ty. Nuk është një vend privat. Nëse do të jesh i rezervuar, mos shko në Wimbledon. Sinqerisht, kjo është një tallje totale. Duhet ta kuptosh se çfarë do të jesh- publik apo privat? Është tmerrësisht hipokrite, sepse ata nuk janë njerëz privatë: Janë Duka dhe Dukesha e Sussex. I paguajmë ne për kështjellat, i paguajmë ne për gjithçka.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *