• |
ide | kryesore

Ndarja e kufijve interes i Rusisë/ Ku bllofon kryeministri maqedon Zaev?

Arkiva, Kryesore



Presioni i madh diplomatik dhe tollovia që ka shkaktuar në vendet fqinje si Shqipëria, Kosova dhe Serbia e kanë detyruar kryeministrin maqedonas Zoran Zaev të bëjë prapaktheu për frikën e tij për shkëmbimin e teritoreve dhe ndarjes së kufijve mes Prishtinës dhe Beogradit. Pasi e pranoi dje me gojën e vet se ishte mashtruar nga dy komedianë ukrahinas, që i kanë folur atij në telefon duke u hequr si presidenti ukrahinas Porodhenko dhe shefi i NATO-s, Soltenberg, Zaev doli sot para gazetarëve dhe u detyrua të gënjejë, se nuk ka pasur informacione të sigurta nga homologët e tij ose nga dikush tjetër për idenë e copëtimit të Kosovës.

Lexo më tej:

Skandali/ Publikohet biseda e përgjuar e Zaev kundër Thaçit dhe Vuçiçit (audio)

“Askush nuk ka ndarë me mua informacione, as Kosova dhe as Serbia sepse bëhet fjalë për çështje bilaterale. Roli ynë si miq ka qenë t’i motivojmë për zgjidhje” tha ai duke dredhuar se për kët histori kishte dëgjuar vetëm nga shtypi.
Por ky version i Zoran Zaev i dhënë nën presion sa për ti bërë një dhuratë Thaçit, Ramës dhe Vuçiçit nuk qëndron dot asnjë sekondë në këmbë.
E para se në bidedën me humoristët që u shtirën si personalitete të rangut të parë, kryeministri maqedon thotë se ka folur gjatë në telefon me Merkel dhe se ajo është shumë kundër kësaj ideje. Pra Zaev nuk ka lexuar gazetat por ka biseduar me kancelaren gjermane. Dhe këtu ai nuk mund ta gënjente presidentin ukrahinas me të cilin kujtonte se po fliste. “Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkel është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare.
Unë dua që t’ju vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi patu gjysmë orë bisede telefonike për këtë çështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare…” pohon Zaev gjatë bisedës.

E dyta është se ai i thotë bashkëbiseduesit të tij të rremë se Maqedonia është aq e shqetësuar sa për këtë ka informuar edhe zv presidentin amerikan dhe sekretarin e shtetit: “Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informuar edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do ti shkarkojë një dëm të madh Ballkanit”.
Po a nuk e di Zaev se amerikant i lexojnë vetë gazetat dhe se nuk kishte nevojë ti shqetësonte ata për gjëra që shkruheshin në shtyp?
Mjaftojnë vetëm këto fakte për të kuptuar se shqetësimi i kryeministrit maqedonas për aventurën e ndryshimit të kufijve ka qnë i madh, se ai ka dashut ta përcjellë atë në ShBA dhe ta ndajë atë me Berlinin.
Ky është konkluzioni që duhet nxjerrë nga kuthi që i bënë dy humoristët. Deklaratat e sotme nuk duhen marrë seriozisht sepse ato janë pirueta për të mbrojtur homologët Thaçi, Vuçiç dhe Rama.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. KY TANI ZAEVI KA PROBLEME ME OPOZITEN PRO RUSE MAQENONASE ME QEVERIN SHQIPTARE ME PRESIDENTIN THACI ME SERBIN ME BOSNJEN RUSIN DHE TURQIN SHUME PROBLEME I KA HAPUR VETES PER NJE TE VERTET POR E VERTETA VONPN POR FITON POR ME KETA DO KET PROBLEME DHE HARADINAJ DHE BASHA VETEM KETA TRE PERSONA POLITIK JANE ME TE VERTETEN TE TJERET,,,,,,,,,,,,,,,,

  2. rama erdogan,putin e thaqi jan krymbat e qenefit negjmije ku ka lindur ruqi,baba taku,gjinushi,edvini dhe kan ber nenkrymba thaqin.batoni vullnetar i milloshiit qe nga viti 1990.

  3. keta dy ruset bejn si komik, po kan qellime te tjera. cuditerisht prekin tema te caktuara si psh kjo me maqedonin e me ndarjen e kosoves, tema per te cilat popullit rus nuk i ha palla fare. keta nuk jan thjesht komik dmth.

  4. Dhe ne mendonim se ceshtja nexhmije eshte mbyll. Jo. Ku mbarojne shejtanrit. Ja shofte Zoti faren sa shpejt shtohen. Kjo eshte eshte karta e tyre e dh….. .na lini dhe mos na u perzjeni se dogjem ballkanin….. keta kane …kasht ne vend te truve. Duhen mbyll nga ku mos dalin me. InshAllah. Ju qofte fundi i afert.

  5. Perse ju djeg kaq shum more komentator te nderuar po ta kish ber Sala eshte tradheti, e beri ky plaku matuf gerdall Edvin palla jo se seshte e vertet eee po s ju vje turp moj rrac e shkerdhyer, kur esht e zez esht e zez ose e kunderta por ju gjithmon vetem e juaja esht e mire eee jo jo jeni te semur ose spiuna ose te paguar per te mos then te verten.?

  6. KETA RILINDASIT SHQIPTAR UNE VET I DI I KAME DENANCUAR ME MIJRA HER NE KETE PORTAL GJITHMON ME EMRIN JURI KETA SEKTI I KE SORJAN POR AOCIALISTET MAJKO FINO; EDHE NDONJERI QE KA NGELU PSE SFLASIN KU JANE MAJKO I LUFTES I REFUGJATEVE FINO BRAQE SE KETA RUSOFILET UNE I DI I LAME DENANCUAR PER COPTIMIN E KOSOVES PER HIRE TE KARRIKES RAMA KA QENE KRYEGUZHINJERI I KESAJ GJELLE. POR KA DHE PLANE TE TJERA AI NJEH VLOREN SI KRYEQYTET TE NJE COPE SHQIPERI SIPAS ATI AI NUK E QUAN SHQIPERI NE SHKUMBIN E LART E PAS KETIJ PLANI KA NE SHKUMBIN E PSHT PO JA BASHKOJME GREQI MOS TU DUKET HABI ATJE E KA KOKEN LENI CFARE THOT ME GOJ ME ZEMER KOSOVE DHE SHQIPERIN DERI NE SHKUMBIN NUK I NJE ME ZEMER ………….

  7. O krymbat e rames batoni miku i rames e ka thene troc ke fevziu që kosova te jape veriun se ato perher do na sjedhin problem me kete eshte dakorte dhe thaci dhe rama me mbeshtetjen e amerikanit nuk ka nevoje ta thote zaevi apo tani që uterhoq amerikani ju zagaret e rames fillut te lehni jo keshtu po ashtu o ju hengert tenja or kok qepa

  8. Pse te mos ja japi aneten zahon linden e ca i ka pragu serbise. Edhe veten ne fund ne vend te vucic si lider global?!. A do vi ndonje ta mari kete moster km se nuk po mundemi ta shohim dot me ?

  9. Juri u kthye me emrin e tij populli po gezon per ty o rrotekari I salihut dhe ti kur fllet per ceshtje madhore,ti nuk flet si ja lepine bythen salihut,ja ferkon loqet Rames dhe e lejon lulune te beje nje gojore,po ku humbe o Mali Qi

  10. Qe serbet duen te shkepusin nji pjese te Kosoves (veriun) nuk asht per me u çudit por kur kete ide e mbeshtesin si Rama ,Thaqi atehere lind pyetja PSE.
    Ne vitin 1830,gjeografi francez Lejean pat shkrue qe Shqiptaret shtriheshin ne nji territor prej 100 000 km2 ,shifeni sa ka mbet nga ay territor sot !!!!
    Kemi disa “lidera politik” te papme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *