Kancelarja gjermane Angela Merkel, është filmuar për herë të tretë duke u dridhur gjatë një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne.
Në një video të publikuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, Merkel shihet duke u dridhur në mënyrë të pakontrolluar, në nisje të vizitës së Rinne në Berlin.
Incidenti i parë i kësaj natyre, që u shënua më 18 qershor, në takimin e kancelares me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, u kometua nga zyra e saj e shtypit si problem joserioz i dehidratimit.
Pas përsëritjes të së njëjtit episod të pakëndshëm, gazetarët pyetën zëdhënësin e qeverisë, Steffen Seibert, nëse kancelarja do të ishte e pranishme në samitin e G20-s që u mbajt në fund të qershorit në Japoni. Seibert u përgjigj se Merkel gëzonte shëndet të plotë dhe se gjithçka do të vijonte sipas planifikimeve.
keta ropqirat na e bene jete sketerr. na kthyen ne eksperimente
tani thone jo vazhdoni provono prap se kesaj rradhe nuk do jeni eksperimente, thjeshte do jeni te vetedijshem qe bet prap te njejtin gabim ( pasi vete e kontrollojne situaten deri sa te shkoje ne kete pike ). dhe kshu lahen duart. Arti i korruptuar quhet prap art, edhe ne poltike ku ke impakt direkt ne jeten e njerzve, qoft ky negativ ose pozitiv kujt i plasi