• |
ide | kryesore

Ndodh për herë të tretë, Merkel dridhet në takimin me kryeministrin e Finlandës (VIDEO)

Planet, Të fundit



Kancelarja gjermane Angela Merkel, është filmuar për herë të tretë duke u dridhur gjatë një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne.

Në një video të publikuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, Merkel shihet duke u dridhur në mënyrë të pakontrolluar, në nisje të vizitës së Rinne në Berlin.

Incidenti i parë i kësaj natyre, që u shënua më 18 qershor, në takimin e kancelares me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, u kometua nga zyra e saj e shtypit si problem joserioz i dehidratimit.

Pas përsëritjes të së njëjtit episod të pakëndshëm, gazetarët pyetën zëdhënësin e qeverisë, Steffen Seibert, nëse kancelarja do të ishte e pranishme në samitin e G20-s që u mbajt në fund të qershorit në Japoni. Seibert u përgjigj se Merkel gëzonte shëndet të plotë dhe se gjithçka do të vijonte sipas planifikimeve.

 

 



2 Comments

  1. tani thone jo vazhdoni provono prap se kesaj rradhe nuk do jeni eksperimente, thjeshte do jeni te vetedijshem qe bet prap te njejtin gabim ( pasi vete e kontrollojne situaten deri sa te shkoje ne kete pike ). dhe kshu lahen duart. Arti i korruptuar quhet prap art, edhe ne poltike ku ke impakt direkt ne jeten e njerzve, qoft ky negativ ose pozitiv kujt i plasi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *