• |
ide | kryesore

Nuk jetuan në vilën 20 milionë $, gjobitet gruaja e miliarderit

Paparazzi, Slider



Gruaja e një milioneri kinez ka hedhur në gjyq qeverinë lokale në Vankuver pasi është gjobitur me 200 000 dollarë për faktin se nuk ka jetuar në një vilë që çifti ka në pronësi në qytetin kanadez.

Vankuveri renditet vazhdimisht mes qyteteve me çmimet më të larta të banesave në Amerikën e Veriut dhe një numër i madh investitorësh kinezë kanë blerë prona aty. He Yiju e kishte blerë në vitin 2015 vilën me pamje nga oqeani në “Belmont Avenue”, një prej zonave më ekskluzive të qytetit. Edhe pse me shumë gjasë shtëpinë e ka blerë bashkëshorti i saj Zheng Jianjiang, një politikan i nivelit të lartë në Parlamentin kinez, emri i tij nuk figuron në certifikatën e pronësisë. Pasuria e familjes kineze është vlerësuar të jetë 925 milionë dollarë në tetor 2018 nga revista “Forbes”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *