• |
ide | kryesore

OSHEE/ Dëmtohet rrjeti në Krujë dhe Lezhë nga stuhia

Lajme, Të fundit



OSHEE njofton se stuhia ka dëmtuar rrjetin në zonën e Krujës dhe në Lezhë.

Në njoftim thuhet se stuhia ishte me pasoja të rënda në rrjet.

Njoftimi:

Stuhia dëmton rrjetin

Për shkak të motit të keq gjatë natës se mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa linja tension i mesëm dhe rajonet me te prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durresi (zona e Krujës).

Stuhia e natës, e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur.

Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak erës. Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë.

Prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit po punojnë intesivisht për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet ne kohe sa më të shpejtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *