• |
ide | kryesore

Rapinoe, shuplaka e dytë për Trump: refuzon Shtëpinë e Bardhë, por jo Kongresin

Sport



Polemika e Megan Rapinoe kundër Donald Trump vazhdon, aq sa kombëtarja e femrave – kampione e botës në Francë – do të ishte gati të refuzojë ftesën e mundshme të presidentit të Shteteve të Bashkuara. Por jo atë të Kongresit, duke qenë se senatori demokrat Chuck Schumer ka bërë të ditur se skuadra e ka pranuar ftesën e ardhur nga Ëashington. Kapitenia Rapinoe, për Cnn, ka bërë të ditur se nëse vjen ftesa nga Shtëpia e Bardhë (si vlerësim për Kupën e Botës të fituar në Francë) nuk do të shkojë. “Edhe vajzat e tjera me të cilat kam folur nuk do të shkojnë”, ka thënë ajo.

KRITIKA – “Ta shfaqësh skuadrën tonë si trofe do të ishte një mundësi për këtë administratë, nuk mendoj se për ne ka kuptim. E nuk arrij ta imagjinoj që një nga shoqet e mia të skuadrës dëshiron të jetë në atë pozicion”. Nga Rapinoe ka ardhur edhe kritika e radhs për Trump: “Ai i dhënë prej tij është një mesazh përjashtimi kunddrejt personave si unë – ka nënvizuar kapitenia, mbështetëse krenare e cështjes LGBT – Ai ka detyrën si president të kujdeset për cdo person të këtij vendi e duhet të bëjë më të mirën për të gjithë”.

KOMPLIMENTAT E TRUMP – Donald Trump, ditë më parë, është komplimentuar me skuadrën në Tëitter. “Përgëzime skuadrës femërore të SHBA për fitoren e Kupës së Botës. Një lojë e mrekullueshme. Amerika është krenare për të gjitha ju!”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *