• |
ide | kryesore

Rastësia që bashkon Quentin Tarantino me Brad Pitt

Paparazzi, Slider



Pasi zbuloi filmat që e frymëzuan për “Once upon a time in Hollywood”, Quentin Tarantino tregoi një ndodhi me Brad Pitt, për të shpjeguar se sa të lidhur janë dhe që mendojnë në të njëjtë mënyrë.

Kur autori i “Pulp Fiction” po merrej me skenarin e filmit të ri, ftoi aktorin në shtëpinë e tij për të diskutuar për personazhin që duhet të interpretonte, Cliff Booth, dubluesi dhe mik i Rick Dalton, interpretuar nga Leonardo Di Caprio. Kur Pitt shkoi në shtëpinë e Tarantino-s, mori me vete kopjen e DVD-së së “Billy Jack” (1971, Tom Laughlin), sepse donte që regjisori ta shikonte, i cili rastësisht atë natë po shikonte të njëjtin film, versionin origjinal në 35mm, në sallën e tij private të kinemasë. “Brad nuk mund ta besonte që të dy kishim menduar për “Billy Jack”, sidomos për Tom Laughlin”, -tha Tarantino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *