• |
ide | kryesore

Seanca e dytë për Zaganjorin në KPA, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin

Lajme, Të fundit



Ka nisur në orën 09:30 seanca e dytë për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorin, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA).

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa, me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), ka kërkuar shkarkimin nga detyra të Zaganjorit. Mësohet se në këtë seancë, Ballhysa ka bërë parashtrimet e tij, për 23 provat e paraqitura nga Zaganjori në seancën e parë. “Në lidhjet me prapsimet e Zaganjorit, referuar edhe përmbajtjes së procesverbalit të seancës. KP, vlerëson se sa i takon shkaqeve të ankimit, nuk rezulton të ketë ndryshuar asnjë rrethanë. Komisioneri vlerëson se edhe pas prapsimeve, shkaqet e ankimit të lidhura me interpretimet ligjore te përdorur nga KPK në vendimin e konfirmimit mbeten për tu shqyrtuar nga kjo trup gjykuese. Për katër pasuritë në Tiranë,në lidhje me shkaqet e ankimit për deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshme, prova e paraqitur, kontrata noteriale nuk sjell ndonjë risi, apo fakt të ri juridik”, tha Komisioneri Publik.

Zaganjori u konfirmua në detyrë në korrik të 2018-ës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), por vendimi është kundërshtuar në KPA. Sipas Komisionerit Publik, Zaganjori nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Në seancën e 25 qershorit në KPA, Zaganjori kërkoi kohë që të shqyrtonte provat e reja të paraqitura nga Komisioneri Publik.

 

 

 



4 Comments

  1. Shqiperia do te shpetoje vetem atehere kur te kete larguar nga qeveria Zagarjonin dhe gjithe Zagaret qe po denigrojne deri ne shkaterrim kete komb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *