• |
ide | kryesore

Von der Leyen në kërkim të votave të eurodeputetëve për të siguruar postin në krye të KE

Planet



Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, e propozuar për të marrë postin e kreut të Komisionit Europian, është në kërkim të sigurimit të koutës së nevojshme të votave mes grupeve politike të Parlamentit Evropian, për të pasuar në detyrë Jean-Cluade Juncker-in. Von der Leyen-it i duhen 374 vota nga totali i 747 eurodeputetëve në votimin do të zhvillohet të martën e ardhshme në Strasburg.

60-vjeçarja nga radhët e kristiandemokratëve të CDU-së së Angela Merkel-it, ka premtuar javën e kaluar se së pari do të dëgjojë se çfarë kanë për të thënë grupet parlamentare, duke u zotuar se shumë prej këtyre pohimeve do t’i konsiderojë si udhërrëfim në detyrën e saj të re.

“Këtu në Parlamentin Evropian rreh zemra e demokracisë evropiane:, tha Von der Leyen, e cila u shpreh e gatshme për dialog. Por, shumë prej të gjelbërve nuk u besojnë fjalëve të saj. Ata kërkojnë hapa konkretë. Ka sinjale sipas DË, se mes disa socialistëve, liberalëve dhe ekologjistëve ekziston një farë bindjeje se “Europa nuk duhet të mbetet në duart e Von der Leyen”.

Në disavantazh të politikanes veterane është edhe fakti që ajo është mbështetur nga grupi i Vishegradit, ku bëjnë pjesë shumë populistë të djathtë. Në rast dështimi të kandidaturës se Von der Leyen, presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian duhet të paraqesin një kandidaturë të re në harkun kohor të katër javëve.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *