• |
ide | kryesore

Manipulo dhe korrupto ndërkombëtarët, që të shtypësh shqiptarët

2

Së fundi më kanë tërhequr vëmendjen dy deklarata kontradiktore që vijnë nga opozita. E para, është një letër e kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila iu drejtua një numri ambasadorësh perëndimorë, me kërkesën e ngritjes së një komisioni ndërkombëtar për të zgjidhur çështjen e Shkodrës, së cilës iu përgjigj ambasadori austriak duke i thënë se jemi në vitin 2019 jo në vitin 1913. E dyta, ishte një deklaratë e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, sipas së cilës, problemet tona duhet t’i zgjidhim vetë, jo të na i zgjidhin ndërkombëtarët.

Janë dy qëndrime që shprehin një moment të dyzuar të mendimit politik shqiptar që tregojnë se, në një anë, Shqipëria mbetet ende, siç thoshte Fishta në vitet 1913, si ai zogu në fole që pret të vijë ta kojë “nana Evropë” dhe, nga ana tjetër, nevojën për të dalë nga këta shpërgënj e për të fluturuar. Fatkeqësisht, për momentin, letra e Ademit është tregues i kulturës dominante politike, kurse thirrja e Bashës mund të konsiderohet si ndër cicërimat e para të zogut që kërkon të dalë nga foleja.

Vështroni entuziazmin, me të cilin opozita iu referua raportit të ODIHR-it mbi shkeljet në votimet e 30 qershorit dhe, në përgjithësi, reklamimit të shumë të dhënave që provojnë se Edi Rama dhe të tijtë kanë vjedhur përsëri vota. Pyetja që ngrihet është: pse gjithë kjo energji, a thua se nuk mjaftonin përgjimet e botuara në “Bild” për të provuar se Partia Socialiste është një organizatë kriminale, dhe a ia vlen të shpenzohen më energjitë politike për të sqaruar këtë? Duke pasur parasysh se populli është goxha i informuar dhe madje e dha qëndrimin e tij me abstenimin në votime mbetet të thuhet se aksioni i opozitës, më së shumti, synon të kthejë në “Gjykatën e Apelit” të ndërkombëtarëve vendimin e dhënë nga “Gjykata e tyre e Shkallës së Parë”, që e dënoi opozitën për mospjesëmarrjen dhe planifikimin e pengimit të zgjedhjeve më 30 qershor.

Po, a ia vlen dhe sa ia vlen ndjekja e kësaj linje?

Sipas meje, përqendrimi i aksionit politik te shpresa se ndërkombëtarët do të ndryshojnë qëndrim përmban jo një, por dy të këqija.

E KEQJA E PARË

Kjo buron nga fakti se nuk ka thuajse fare shans që ndërkombëtarët të heqin dorë nga mbështetja që i dhanë Edi Ramës. Ndihmës zv.sekretari Amerikan i Shtetit, Mattheu Palmer, emisarët e ambasadës amerikane, BE-së, OSBE-së, dolën në prag të zgjedhjeve me deklarata që do të bënin të turpërohej çdo politikan që pretendon se ka një fije respekti për shtetin e së drejtës dhe sovranitetin e një vendi. Ata kundërshtuan dekretin kushtetues të Presidentit Meta, duke inkurajuar Ramën që të ecë përpara në rrugën antikushtetuese të 30 qershorit. Dhe, le mos harrojmë se këtë amerikanët e bënë pasi kërcënuan opozitën deri me prishje të marrëdhënieve me SHBA-në nëse kryenin akte pengimi me dhunë të zgjedhjeve. Duke pasur parasysh se përgjimet e “Bild”-it flisnin qartë për një parti në pushtet të kthyer në organizatë kriminale, ky qëndrim, nga pikëpamja moralo-juridike ishte njëlloj sikur, pasi je informuar se një organizatë ka kryer krim dhe synon të vazhdojë në këtë rrugë, në vend që të bësh diçka për ndaluar krimin e radhës, të pengosh tentativat e vetëmbrojtjes së viktimave, jo vetëm duke mos u dhënë atyre mbështetje morale e ligjore, por edhe duke u hequr nga dora armët e vetëmbrojtjes.

Dikush mund të thotë: po pse çfarë doje ti, që ndërkombëtarët të inkurajonin dhunën që premtonte opozita të ushtronte? Jo, por kësaj pyetjeje unë i përgjigjem me disa pyetje që më çojnë në një përgjigje të vetme: meqë e paskan kaq merak mospërdorimin e dhunës, si ka mundësi që, ndërkohë që kërcënuan opozitën për një dhunë të mundshme, nuk thanë një fjalë për dhunën e provuar shtetërore, që ka ushtruar organizata në Dibër e gjetkë? Si ka mundësi që nuk thanë një fjalë kur në krye të Prokurorisë u zgjodh e vazhdon të mbahet në mënyrë antikushtetuese, një kamikaze e organizatës si Arta Marku, që po ushtron presion e dhunë kundër opozitës dhe po u hap rrugën kriminelëve të organizatës të veprojnë pa frikë? Përgjigja e vetme është se ata kanë zgjedhur të mbështesin organizatën, përndryshe, do të kishin gjetur mënyrat më herët që gjërat të mos arrinin deri te dhuna kundër dhunës.

Lidhur me shkaqet e kësaj mbështetjeje, them se do të flitet shumë dhe gjatë, por jam i bindur se, nëse do të kishim mundësi të hynim në zyrat e tyre e të dëgjonim se çfarë ka biseduar Palmeri me ata të ambasadës amerikane (pra, jo gjuhën diplomatike, në dukje të balancuar e në emër të interesave të popullit shqiptar, dhe as përgjigjen elokuente të ambasadorit Austriak se jemi në 2019 dhe jo në 1913), besoj se do të dëgjonim arsyetime të ngjashme me ato që bënte jashtë publikut zv/sekretari i Departamentit të Shtetit në kohën e Lindon Jonsonit, kur fliste për qëllimet amerikane në mbështetjen që i jepnin regjimit autoritar e të korruptuar të Vietnamit të Jugut:

70% e bëjmë për interesin e SHBA (për të ruajtur të paprekur imazhin e shtetit më të fuqishëm në botë),

20 % që Kina të mos hyjë në Vietnamin e Jugut

10% që populli i Vietnamit të Jugut të jetojë në një vend më demokratik.

Ka shumë gjasa që këto hesape i shoqërojnë edhe me arsyetimin cinik, me aroma neokoloniale dhe raciste, se ky popull kaq meriton, pasi ka mbetur në 1913-n prandaj më mirë të mbështesim një si Rama se nuk ua kemi ngenë të vijmë prapë me ushtri këtu si në 1997-n. Por, po të kesh parasysh se në vende të tjera, me të njëjtën gjendje të kulturës demokratike, kanë mbështetur lëvizjet e dhunshme opozitare, madje me pasoja shumë dramatike (së fundmi, le të kujtojmë Libinë apo Sirinë), nuk mund të mos konkludosh se e vërteta e mbështetjes duhet kërkuar tek interesat e tyre, më së pari. Shkurt, ndërkombëtarët kanë zgjedhur të mbështesin politikën që na ka premtuar Rama: ose pranoni dhunën “paqësore” rilindëse, ose, përndryshe, po ngritët kokë, do përdorim dhunë policore për t’ju shtypur, me përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtarë.

Përballë kësaj të keqeje, opozita e dhunuar dhe e çarmatosur duhet të reshtë sa më parë së ankuari e shpresuari te ndërkombëtarët. Madje, do të thosha se ndaj një pjese syresh duhet të mbledhë prova, siç ka mbledhur për organizatën e Edi Ramës për të bindur me to opinionin publik shqiptar e ndërkombëtar, se ata janë pjesë e problemit jo e zgjidhjes.

E KEQJA E DYTË

Por politika e mbështetjes së shpresave dhe e aksionit politik te ndërkombëtarët ka edhe një të keqe të dytë që e bën edhe më urgjent heqjen dorë prej saj.

Një popull që pret t’ia sjellin lirinë, demokracinë dhe dinjitetin SHBA dhe Europa nuk e meriton atë. Ne duhet të reshtim, më në fund, së shpenzuari kohë e energji pa fund nëpër kafene apo studio televizive, duke komentuar e debatuar se kë mbështesin ndërkombëtarët e cila do të jetë lëvizja e tyre e radhës për të na shpëtuar apo dënuar. Historia ka provuar se demokracia as nuk importohet dhe as nuk eksportohet, ajo fitohet hap pas hapi. Pra, edhe sikur opozita (apo vetë Edi Rama me bëmat e tij) të arrijë t’i ndërrojnë mendje ndërkombëtarëve për rilindësit dhe ta detyronin atë të largohej e t’i hapte rrugën ardhjes në pushtet të Lulzim Bashës, nuk kemi asnjë garanci që, në këtë rast, do të fitonim kundër kulturës autoritariste dhe aq më pak kundër oligarkisë kriminale, të cilat, të dyja së bashku, kanë pjellë Ramën dhe e mbajnë atë në pushtet.

Kjo është arsyeja e dytë pse opozita duhet të heqë dorë nga paradigma kaq e rrënjosur në kulturën politike shqiptare: siguro mbështetjen e ndërkombëtarëve që të qeverisësh shqiptarët, të cilën Edi Rama e ka kthyer në: manipulo e korrupto ndërkombëtarët që të qeverisësh shqiptarët. Ajo dhe të gjithë ne duhet t’i kthehemi vetes për të kryer një ndryshim paradigmatik të rëndësishëm në këtë drejtim, që do të vendosë mbështetjen e shqiptarëve shumë më përpara se ajo e ndërkombëtarëve. Vetëm ky ndryshim, i sjellë nga shqiptarët e vetëdijesuar për çka po them, do të jetë garancia e ecjes drejt më shumë lirie dhe demokracie dhe jo drejt më shumë autoritarizmi siç po ndodh, paradoksalisht, me ndihmën fatkeqe të ndërkombëtarëve.

Panorama.

15 Comments

  1. Ndaj prej kohesh te njejtin mendim thelbesor me lubonjen. Eshte e vertete dhe pak argumenta ka perdor ama ka shume e me shume argumenta. Jemi tmeresisht mbrapa me mendsi. Te paafte per te analizuar drejt per te zgjidhur problemet shpejt dhe sakte. Por nuk duan lubonj. Pse nuk dine dhe nuk ju intereson as te dijne. Mediokritet injorance paaftesi papergjegjshmeri. E jona se pari si shoqeri. E si mendsi kemi zene karar te shprehja fajin e ka saliu.

  2. Ki parasysh, Lubonja, se nderkombetaret shpesh te hedhin njeren dore ne sup dhe gishtin e dores tjeter ne bythe…..
    Mund t’i ndodhe kjo edhe Rames, duke pasur parasysh se kemi te bejme me nje individ qe IA KA QEJFI TE BREDHE EDHE PA BREKE

  3. Sa vete ne Shqiperi thone mos ardhte kurre ndryshimi i pushtetit, pa u ndeshkuar Edi Rama dhe hajdutet e votave? Basha deri tani ka qendruar fort tek zgjedhjet e lira dhe ndeshkimi i hajduteve edhe pse ka disa opsione per ta mundur Edi Ramen dhe ai duket sikur i anashkalon qellimisht. Kjo eshte per t’u vleresuar. Monika, hapi opsionin e zgjedhjeve me Edi Ramen, duke cuar uje tek idea se shqiptaret ne mase, as e kuptojne dhe as e duan demokracine dhe lirine.
    Cfare mund te na bejne nderkombetaret ne kete pike? Demokracia eshte luks dhe nuk cuditem fare qe Palmerat e marrin me lehtesi instalimin e autoritarizmit ne nje katund si Shqiperi. Nuk eshte ndonje drame e madhe perderisa tagjia nuk do mungoje dhe shumica e shqiptareve do jene te kenaqur me kete. Demokracia ne disa raste eshte carje koke me e madhe se diktatura. Jo rastesisht edhe ne Europe po fillon te qarkulloj ajo shprehja: Me mire 100 vjet diktature se nje dite kaos.
    Sulmi i Putinit ndaj liberalizmit ne intervisten e fundit, per here te pare nuk u perqesh nga perendimoret, sepse tashme eshte e qarte qe jo cdokush eshte kompatibel me demokracine. Emigrantet, edhe ata nga Shqiperia qe po permbysin Europen nuk jane. As Ruset e Putinit nuk jane. Por ndersa Ruset jane te lumtur, europianet e vertete qe e njohin dhe duan lirine, jane te shqetesuar nga ardhacaket me mendesi tjeter. Ne Shqiperi kjo ngjan si beteje finale, qe mund ta bejne vetem shqiptaret me mendje perendimore edhe ne qofshin me pak,mjaton te jene me te vendosur , sepse nderkometaret jane komplet te paqtuar me autoritarizmin ne kete qoshe te menderosur te Ballkanit. Njerezit edhe kur jane pakice, kane te drejte te rebelohen ndaj nje shumice qe mbeshtet autoritetin e krimit. Ne momentin qe fitohet kjo beteje, fillon vendos shumica. Shumica nuk duhet te vendose qe e gjithe popullsia te jetoje e nenshtruar.
    Ceshtja eshte kush do fitoje, por luftetaret e lirise kane te drejte te rezistojne ne cdo menyre. Rama Ik nuk mjafton. Eshte turp te votosh persa kohe Rama eshte ne pushtet.

  4. Z. Lubonja. Në shkrimin tuaj, bën theksim dualizmin politik. Dhe këtë e thua menjëherë në frazën e parë. Ju e trajtoni si zbulim, por ky dyzim apo dualizëm nuk është aspak i ri. Dypolitizimi i tejskajshëm tek ne, ka 28 vjet që jo vetëm është ulur këmbëkryq, por është përhapur shumë keq (ashtu si vaj në lakra) në të gjitha qelizat e shoqërisë shqiptare. E filloni drejt shkrimin, por ashtu si shumë të tjerë të lloit tuaj, rrëshqisni si pa dashur në argumente të cilat shpien ujë në mullirin e palës së keqe. Më troç. Ju e spikatni mirë gabimin e Ademit, e cila kërkon ndihmë nga të huajt, kurse Basha, njëherazi dhe kryetar i Ademit, është kundër ndërhyrjes të të huajve. Gabimi juaj është se nuk e trajtoni me forcë këtë dyzim mendimi, brenda të njëjtës fole zogjësh. Ju, jo se nuk e dini apo nuk e kuptoni, por tejkaloheni në vijim duke sulmuar të tjerët, ashtu vend e pa vend. Nëse brenda folesë së zogjve nuk ka nendime të njëjta, nuk mund të përparosh apo të kapërcesh folenë e zogjve dhe të shkosh tek foleja e grenzave. Prandaj ju duhet ti “përvisheshit” mirë këtyre dy mendimeve dhe, po e them më trashë, dy strategjive të kundërta të një trupi të vetëm (kupto PD-së).
    Ju trajtoni si humbje të së majtës 30 qershorin dhe bini pre e mashtrimit apo fallsifikimit të madh duke përdorur shifra të pavërteta si të vërteta. Zotëri, jo vetëm ju, është tepër qesharake përdorimi i 85% për të luftuar kundërshtarin. Ky argument është tepër qesharak dhe me një efekt të madh në mbarë shoqërinë për të humbur besimin ndaj kësaj apo asaj pale politike. Është vërtet një argument qesharak, të bën të vësh duart në kokë dhe të ulërish se çfarë mendje kanë politikanët tanë. Pala tjetër, ajo e majta- i thënçin, nuk e ka përdorur ende të kundërtën e këtij 85% dhe ka bërë mirë mbasi tregon se ka pak yndyrë në mendime argumentash. Fjalën e kam se krahu tjetër mundet, me një argument edhe kjo foshnjarak, të trumbetojnë se: “Në protestën e fundit morën pjesë rreth 20-30 mijë shqiptarë, të cilët përkrahën Lulin e C0, ndërsa 2.430.000 mijë shqiptarë e bojkotuan protestën!!!??.Nuk e jap me përqindje se del tepër tepër e ulët. Po pse more z. Lubonja, me këto përralla do argumentojmë besimin e këtij populli ndaj këtyre politikanëve?. Hë si thua? Respekte:
    Arbëror Epiroti

  5. Situata sot ka dale jashte kontrollit. e vetmja gje qe mungon eshte trazira sociale pasi realisht asnje funksion i shtetit nuk eshte ne gjendje normale dhe qeveria eshte e ABSOLUTE ne cdo pushtet , Ligjvenes Ekzekutiv dhe Gjyqesor. Parimi i ndarjes se pushteteve eshte bere zero.

    E verteta eshte qe Shqiperia eshte nje vend i deshtuar, NE jemi nje shoqeri e deshtuar. Qeverisemi nga Hajdute dhe Bandite! Jemi nje shoqeri qe haptazi larteson krimin, hashashin, vjedhjen, korrupsionin prostituimin, pra SHOQERI qe larteson vesin dhe perjashton virtytin. Njeriu i ri i Enver Hoxhes dhe Partise se Punes sot mbizoteron.

    E verteta eshte qe nderkombetaret nuk kane interes per Shqiperine. Dobesia e shqiperise dhe e shqiptareve ne fund te dites eshte avantazh per kedo tjeter. Per shembull nese je shqiptar dhe kerkon pune ne itali , te japin me pak rroge sepse je i dobet dhe e pranon, pra italiani ka avantazh-fiton me shume nga ti, OSE OSE ,behet samit ne Poznan te gjithe vendet marrin fonde ndersa shqiperia merr zero, pra fondet e shqiperise per shkak te dobesise iu dhane vendeve te rajonit. Dobesia jone- shqiperise- eshte minimalisht avantazh per kedo tjeter.

    Por avantazhi me i madh eshte i bandave dhe hajduteve qe na qeverrisin. Ata vjedhin dhe grabisin cdo gje, pasurohen me cdo gje, ne fakt sot ata qeverisin bashke me Ramen. Ky eshte banditizem me kostum shteteror.

    Jemi formalisht shtet, por qe kemi humbur sovranitetin ne momentin qe nderkombetaret ambasada per shkak te dobesise sone -dhe interesit apo mosinteresit te tyre- perckatojne nese do behen zgjedhjet ose jo apo marrin ane ne nje vend te pavarur ne shkaterrim te shtetit ligjor.

    Jemi formalisht shtet , por ne te vertete nuk jemi shtet ligjor as demokratik , thjesht kemi ambalazh shteti.

  6. Cfare po i ndodh Shqiperise? Ne asnje imagjinate nuk e mendonim se Europa dhe Amerika qe kishim enderruar per liri e demokraci do merrte ne mbrojtje kriminele e narkomane qe kane kapur shtetin dhe kane dale lakuriq ne syte e botes se hajdute me kollare e bandite vulgare. Harrojeni demokracine. Shqiperia e humbi perpjekjen per liri e demokraci.Gjeja eshte me e thjeshte dhe me tragjike. Shqiperia eshte brakisur si ne 1945-46 kur amerikanet e britaniket iken dhe e lane vendin ne duar bolshevikesh sllavo-serb duke e kthyer vendin ne banjo gjaku sic pati deklaruar ne ate kohe perfaqesuesi amerikan ne Shqiperi. Braktisja e sotme eshte me e rende se mbulohet me petk demokratik. E lane vendin ne dore te bandes sorosiane e mafioze. Shikoni kercenimin e ambasades ndaj opozites dhe asnje fjale ndaj bandes “mos e rruaj k…..” qe bejne kerdine me votat e qe drejton nje vend anetar te NATO-s. Nuk po flas per organizaten falso OSBE. Me kete braktisje te pabese edhe nje here, nuk ka Shkoder as krahine tjeter qe reziston. E pabesueshme por e vertete. Shihni si lumturohen me shume se kushdo me fjalet e ambasades amerikane banditet e droges, kriminelet, ish sigurimsat, bolsheviket, e llumi antishqiptar. Vidhen 40 milion euro per 2 km me dokumente te falsifikuara amerikane te nje sekretari shteti e asnje reagim amerikan. Digjet nje kanate dritareje ne Shkoder e ulurin nenpunsja pa vlere e rruges se Elbasanit. Nderkohe Raporti i Departamentit te Shtetit e rendit qeverine tone si vend te droges e krimit. Prandaj vrasja e shpreses na vjen pikerisht nga ky skenar dhe vendi po shkon drejt fazes se fundit te braktisjes. E keqja ka triumfuar me ndihmen e perendimit.

    1. Tirana, perendimi, sidomos amerikanet, ka treguar se reagojne kur ka rezistence te forte. Obama i kishte takuar lideret e vendeve arabe vetem 6 muaj perpara fillimit te protestave. Me duket se Mubarakun e pat quajtur burre shteti ne ate takim. Kur pane qe protestuesit e kishin seriozisht, i mbeshteten, edhe pse nuk e kishin te qarte ne ishin pro-perendimor. Ne kemi avantazhin se jemi pro-perendimor me shume se keta ne qeveri, por duhet shtuar rezistenca.

  7. Je i madh Neri!
    Shkencetar, historian, sociolog, psikolog, filozof,…….nuk ka njohuri te kesj bote te mos e zoterosh.
    Mer ne analize tere boten. Kulmi harrin kur ti di se ne Europe po fillon te qarkulloje ajo shprehja: Me mire 100 vjet diktature se nje dite kaos.
    Temen e semes, gjeni je mor kodosh!

  8. Jam 10 ne 1 o vlla. Ne Europe po qarkullojne shprehje edhe shume me interesante se kjo. Si p.sh, qe bota do filloje procesin e apokalipsit brenda 12 vjeteve. Ju rilindasit keni shume mekate. 10 ne 1 jam, por prift nuk jam, qe t’ju fal mekatet.Por nje keshille do j’ua jap. Nxitohuni qe te pastroheni! Po e late pushtetin tani dhe zhyteni ne pendese, ndoshta do te keni kohe ta takoni te madhin te pastruar pas 12 vjetesh. Perndryshe, e dini vete ju: Fajin e ka Saliu! Mbase pi uje.

  9. O lubonja je i papare me dy fjale ke thene ate që opozita dhe analiste i permenin kur thojene që rama ka korroptuar ambasadoret Pastaj i fusin nje hartim nga fundi hartimin permenin që rama do te nenshtroje shqiptaret kurse ti me dy fjale ke thene ate që Ne e dinim por thjeshte smundeshim me i bashku fjalet kjo dhe per faj te opozites dhe te analisteve

  10. Lyli shetiti gjithe EU dha sja hapi njeri deren. E lane perjashta si qen zorresh.
    Lyli kthehet ne Al dhe mundohet me kriju fakte me molotov.
    Lyli ha nji shpulle nga mas qafe nderkombetaret dhe del e ha ate qe dhiu.
    Lylit sic duket si ka pelqy shija mutit te vet dhe ndro pllaken duke thone qe problemet duhet me i zgjidh vet.

    Voltana Ademi eshte nje cope mishi qe perfaqeson tribalizmin dhe krahinizmin karakteristik per PDne e Saluk bakraktarit.

  11. Po sa i mencem paska qene ky Rama mer?
    Lulzimes ia ka vjedh zgjedhjet tre here. Nje here Lulzimja kishte gjysmen e qeverise.
    E boni PDne me kercu valle diten e zgjedhjeve, nga deklaratat per dhune.
    Ambasadat i korruptoi.
    Qeverite e huaja i manipuloi.
    Gjithkush qe ka ardhe e qe ka fol eshte i korruptum, i manipulum (Ljuba ka harru me shtu qe se njofin situaten, apo jane sorroista)

    Po mir me, ti themi Europes ik pirdhu dhe ta provojme me lidhjen islamike se ndoshta na del me mire, ose me forcat tona. Ljuba the Lulja sia fusin kot.

  12. Ka disa gjëra qe nuk qëndrojnë në analizë, termi “nderkombetar”, i përdorur me shumicë ne Shqipëri, reflekton pandërgjegje si në çmenduri ku çdo gjë është çdo gjë, psh SH.B.A-të kanë bërë aq shumë për shqiptarët, është mëkat t’i pergojosh. Ndërsa për Evropën politike e të tjerë duhet folur me ashpërsi pasi me ndërgjegje të plotë dhe në bashkëpunim me politikën shqiptare e kanë rrënuar ketë vend dhe nuk dëshirojnë aspak edhe sot t’a ndihmojnë. Gjithashtu kur thuhet e majtë apo e djathtë duhet ditur se këtu e djathta nuk ekziston, e ka humbur prej kohesh luftën, është luftuar, persekutuar, zhdukur dhe një vend nuk mund të zhvillohet pa dy krahët tradicionalë të politikës. Në këtë pikë Amerika mund dhe duhet t’a ndihmojë Shqipërinë duke e parë problemin si një mundësi të keqe dhe të tmershme për cilindo vend demokratik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu