• |
ide | kryesore

Baby G i jep fund lidhjes me menaxherin

Paparazzi, Slider



Baby G kishte lajmëruar se po punonte për një këngë të në bashkëpunim me të dashurin e saj, Lim Hotin.

Kënga më në fund është publikuar para dy javësh e cila titullohet “Pretty Gangster” dhe videoklipi ka tërhequr shumë vëmendjen. Videoklipi është i realizuar si një film, ku në disa pjesë Baby G dhe Limi shfaqet në momente romantike në makinë apo në fund duke u puthur. Kënga është pëlqyer shumë, ku deri më tani edhe ka marrë mijëra shikime në Youtube.

Nëpërmjet postimeve në Instagram e bërë më 14 shkurt Baby G zbuloi se ishte më e dashuruar se kurrë me partnerin e saj ose më ndryshe menaxherin, Lim Hoti i cili është një artist i ri në tregun muzikor. Por megjithatë, pas publikimit të këngës është vënë re se marrëdhëniet mes tyre nuk janë aspak mirë.

“Prive.al” shkruan se ata nuk ndiqen më në rrjetet sociale dhe Baby G ka fshirë nga Instagram-i të gjitha postimet që kishte më të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *